18 Qershor, fleta e votimit më
e vogla në histori. Ja kostot

TIRANE-​Fleta e votimit e 18 qershorit do të jetë më e vogla në historinë e zgjedhjeve shqiptare.

Vetëm 15 parti të regjistruara në të, ndërkohë që rekordet e mëparshme kanë shënuar mbi 65 subjekte politike garuese ne zgjedhje.

Prodhimi i fletëve të votimit do të nise në 9 maj, që është afati limit që PS e PD të gjejnë një zgjidhje për krizën politike e cila mund të fusë opozitën në zgjedhje.

Për herë të parë në histornë e zgjehdjeve, fleta e votimit do të shtypet në Greqi. Më herët ajo printohej në Slloveni, Itali dhe vetëm 2 herë në Shqipëri. Report Tv ka mësuar se fleta do të ketë 5 elemente sigurie dhe do të prodhohet nga kompania greke “Inform Lykos”.

kompania qe printon flet votimet
(Kompania greke qe do te beje prodhimin e fleteve te votimit)

Po ashtu Report Tv e Shqiptarja.com ka mësuar se kosto e prodhimit për secilën fletë do të jetë 12.3 lekë pa TVSH, ndërsa për te verbërit që ka disa specifika shtesë, do të jetë 270 pa TVSH.

Shpenzimi në total që duhet të paguajë komisioni qendror i zgjedhjeve për këto fletë votimi përllogaritet diku te 250 mijë euro.

Në faqen e saj në internet kompania greke “Inform Lykos” sqaron se ka mbi 120 vjet që operon ne treg dhe ofron shërbimet e saj për kompani në mbi 50 shtete.

“Inform Lykos” prodhon kartmonedhën euro për Greqinë si dhe karta bankare për shumë shtete të tjera.

Pra dokumenta që kërkojnë elementë të lartë sigurie.

(d.b/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Krime elektorale, trafik armësh dhe droge, goditet klani i ‘Ndragheta’, 44 arrestime! Mes të prangosurve kryebashkiaku, zëvendësi dhe kreu i këshilltarëve

Itali/ Krime elektorale, trafik armësh dhe droge, goditet klani i ‘Ndragheta’, 44 arrestime! Mes të prangosurve kryebashkiaku, zëvendësi dhe kreu i këshilltarëve