18 qershori, Rama i përgjigjet
PD-së: Nuk do bëni dot asgjë

18 qershori, Rama i përgjigjet<br />PD-së: Nuk do bëni dot asgjë
BERAT- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kërcënimeve të kryetarit demokrat, Lulzim Basha, se nuk do të ketë zgjedhje më 18 qershor.

Nga Berati ku mori pjesë në një miting me votuesit për herë të parë, Rama iu referua bojkotit të zgjedhjeve nga PD, ndërsa deklaroi se opozita s'do bëjë dot asgjë në 18 qershor dhe se sipas tij, do të jetë vullneti i qytetarëve ai që do të triumfojë.  

"Ju e keni marrë vesh se PD ka vendosur të braktisë zgjedhjet, të hyjë në rrugën pa krye të frikës që e ka kapur lidershipin e saj nga drejtësia dhe duke qenë se janë tmerrësisht të trembur nga zbatimi i reformës në drejtësi, duan që në Shqipëri të mos bëhen zgjedhje dhe duan t'i trembin të gjithë ata që jetojnë në këtë vend, se po nuk u bë sicc duan ata që drejtojnë PD, këtu do të bëhet nami. 

Të jeni të sigurit se këtu s'do bëhet asgjë tjetër veç vullnetit të burrave dhe grave që e duan Shqipërinë si gjithë Europa, me punë me mirëqenie
".  



Rama-demokratëve: Ejani në PS!
Rama ftoi mbështetësit e PD që t'i bashkohen PS-së në rrugën e të bërit shtet. "Demokratët i mirëpresim në PS, nuk do t'i lëmë në baltë", tha Rama. 

"Në 18 qershor pushojmë nga puna gjykatësit e korruptuar"
Kreu i qeverisë e cilëson 18 qershorin, ditën e zgjedhjeve parlamentare, si momentin vendimtar për të ndarë Shqipërinë nga e kaluara.  

Rama tha se qytetarët do firmosin pushimin nga puna të gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar

"Në 18 qershor do pushojmë nga puna gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar. Në 18 qershor, rruga e vetme është rruga për të bërë shtet.

Të votosh për herë të parë është një moment shumë i rëndësishëm. Në 18 qershor ne do të ndahemi njëherë e mirë nga e kaluara. Do ecim drejt Europës, apo do kthehemi pas për t'u futur në bunkerin e plastmasit ku PD po shkruan historinë e saj më të shëmtuar. 

Më 18 qershor nuk vendosim thjesht se kush do qeverisë, por si do jetë Shqipëria e 15 viteve të ardhshme. Na duhet të jemi të vetëdijshëm se të votosh do të thotë të vendosësh dhe sa më shumë shoqe, shokë, miq, të njohur, ju të merrni me vete në këtë rrugë që kemi nisur së bashku dhe sa më të bashkuar të jemi bnë 18 qershor, aq më e fortë do të jetë Shqipëria që duam"
, u shpreh Rama. 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Makinat përplasen ‘kokë me kokë’ në aksin Fushë-Krujë-Thumanë, një nga mjetet përfundon mbi barrierë! Një i plagosur

Makinat përplasen ‘kokë me kokë’ në aksin Fushë-Krujë-Thumanë, një nga mjetet përfundon mbi barrierë! Një i plagosur