18-vjetori i Redia Hoxhës, vazhdon
tradita, mer si dhuratë një...?

Për të gjithë ata që ENDE nuk e dinë, Lori dhe Sara Hoxha kanë edhe një motër tjetër më të vogël, përveç vëllait Itan. Redia ka preferuar të ketë një jetë më ‘private’, me një rreth miqsh shumë të ngushtë në rrjete sociale, por nuk mund t’i shpëtonte vëmendjes së mediave me rastin e 18-vjetorit të saj.

Të dyja motrat kanë uruar vajzën më të vogël të familjes në rrjete sociale, duke e cilësuar madje edhe si ‘të çuditshme’. Sara, në një foto të publikuar në Instagramin e saj, bëri një urim të këndshëm krah një fotoje fëmijërie, ku të treja motrat shfaqeshin të shtrira në plazh, si binjake.

"Gëzuar ditëlindjen Hoxha më e pazakontë nga të gjithë ne. Unë të dua vërtetë shumë, edhe pse ti vesh vetëm streçe të zeza dhe nuk u i lyen vetullat. Ti ke një shpirt të shndritshëm dhe zemrën më të madhe. Unë shpresoj që ti ta kuptosh se sa e rëndësishme je për mua dhe se do vazhdosh të jesh kaq indiferente dhe një hippie e çuditshme siç je,” shkroi Sara. 

Lori nga ana tjetër ka qenë më fjalëpak, por mesazhin e përçoi nëpërmjet një fotoje të Redias së vogël të publikuar në Instagram. “E vogla ime u rrit.” Uroj që të kesh një ditëlindje të bekuar. Të dua ReiRei im,” shkroi Lori duke marrë si përgjigje një sërë komentesh pozitive dhe urimesh nga ndjekësit e saj.

Në familjen Hoxha, ‘tradita’ e do që në momentin që një nga pjestarët mbush 18 vjeç, pra praktikisht hyn në moshën e ‘pjekurisë’, mer si dhuratë një makinë. Nuk e dimë nëse Redia e ka marrë dhuratën, por nisur nga fotoja e saj e profilit në Instagram, dyshojmë se tradita ende vazhdon. Një makinë e tipit “Mercedes Benz”, e paketuar si dhuratë me një fjongo të madhe sipër…duket si dhurata ideale për ditëlindje, apo jo?
redia hoxha
redia hoxha
redia hoxha
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave