180 kg drogë brenda serbatorëve
të kamionit, arrestohet 28-vjeçari

180 kg drogë brenda serbatorëve<br />të kamionit, arrestohet 28-vjeçari
DURRES - Kapet në Portin e Durrësit një sasi e konsiderueshme lëndë narkotike, e llojit marijuanë.

Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se droga është gjetur nga shërbimet e policisë kufitare, në brendësi të dy serbatorëve të karburantit, të një kamioni me targa  AA 537 HL dhe trajlerit me targa ACR 057.  Sipas policisë, në kamion ishin fshehur 165 pako me rreth 180 kg marijuanë.

Policia arrestoi drejtuesin e mjetit, 28-vjeçarin Altin Avdurramani, banues në Lushnjë, i cili do të përballet me drejtësinë për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve" e mbetur në tentativë.

[gallery]19461[/gallery]
NJOFTIMI I POLICISE:
Policia Kufitare në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për goditjen e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë sekuestruar rreth 180 kg marijuanë dhe arrestuar në flagrancë shtetasin:
• Altin Avdurramani 28 vjeç, banues në Lushnje.

Arrestimi i tij u bë pasi:
Më datë 02.11.2016, në Portin e Durrësit, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare në vijën e dytë në automjetin tip kamion me targa AA 537 HL dhe trajler me targa ACR 057, që drejtohej nga shtetasi i lartpërmendur, në brendësi të dy sarbatorëve të karburantit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
• 165 pako me rreth 180 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Marijuanë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve" e mbetur në tentativë parashikuar në nenin 283/a, 22 të Kodit Penal.
(er.nu/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar