18-vjeçari u mbyt teksa u fut në det për të shpëtuar vëllanë dhe shokun, roja bregdetare për Report Tv: Kishte flamur të kuq! Të miturit i nxora nga uji Anri nuk doli më

 

Koha ishte e keqe dhe deti kishte dallgë por të miturit nuk e dëgjuan thirrjen e rojës bregdetare Igli Shahinaj, i cili për Report Tv thotë se ishte vendosur flamuri i kuq që tregon se ndalohet futja në det.

“U thash dy të miturve të dilnin nga deti se kishte dallgë, por nuk më dëgjuan  U futa në ujë për të nxjerrë të miturit, erdhi dhe 18-vjeçari për të më ndihmuar. Nxora të miturit nga uji, nuk reagonin, ambulanca normalizoi gjendjen. Kur u ktheva gjeta vetëm kapelen e 18-vjeçarit, policia nisi kërkimet, trupin e nxori uji”, tha Shahinaj.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë