Një 18-vjeçare është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ka plagosur me thikë ish të dashurin e saj.
Ngjarja ka ndodhur për motive xhelozie në zonën e Yzberishtit, e reja pretendon se ish i dashuri e ka tradhtuar gjatë kur kanë qenë të lidhur së bashku. I riu përfundoi në spital për shkak të plagës së marrë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasen I. D., 18 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës ish-të dashurin e saj, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.’- njofton policia.
Te jesh Burre ne shqiperi eshte pune gruje haha jane bere femrat si djemt turp
Përgjigju