19.7 mld $ për 5 ditë, ja çmenduria
e së Premtes së Zezë në foto

19.7 mld $ për 5 ditë, ja çmenduria<br />e së Premtes së Zezë në foto<br>
E Premtja e Zezë nis zyrtarisht so në orën 17.00 me rastin e Ditës së Falenderimeve, teksa mijëra njerëz që “gjuajnë” çmimet e lira janë rreshtuar jashtë dyqaneve në SHBA në kërkim të okazioneve.

Nga parashikimet e bëra, 164 milionë amerikanë do të shpenzojnë rreth 1,000 dollarë secili gjatë kësaj fund-jave.

Sheshi Macy Herald në Manhattan u mbush nga mijëra njerëz të cilët u vunë në radhë në dyert e dyqaneve në pritje që t’i vendosin duart e tyre mbi mallra si produktet kozmetike dhe parfumet të cilat do të ulen me 10 apo 20 dollarë, ndërkohë që për çizmet dhe këpucët do të jetë 40% ulje.

Blerësit u panë gjithashtu që të mbanin një radhë gjigande në dyqanet e Apple, për të përfituar nga uljet e produkteve të kësaj linje si Apple Watch.

Ekspertët kanë parashikuar se përgjatë pesë ditëve që nga Dita e Falenderimeve e deri te e Hena Kibernetike, konsumatorët do të shpenzojnë 19.7 miliardë dollarë.

[gallery]24847[/gallery]

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kroacia e shpalli 'non-grata', zv.kryeministri i Malit të Zi: Vendimi është politik

Kroacia e shpalli 'non-grata', zv.kryeministri i Malit të Zi: Vendimi është politik