19 Gusht 1989 - Pikniku politik që ndryshoi historinë (FOTO)

19 Gusht 1989 - Pikniku politik që ndryshoi historinë (FOTO)

Historia shpesh fillon me hapa të vegjël.

Para 30 vjetësh, më 19 gusht të vitit 1989 në një lëndinë të gjelbër në kufirin austriako-hungarez, po konsumohej  birrë dhe mish i pjekur. Një piknik paneuropian. Festa simbolike për një Europë të hapur u kthye në eksodin më të madh të Lindjes.

Data 19 Gusht 1989.

Këtë ditë nuk do ta përmendte asnjë kronist, nëse nuk do të ishte një kombinim i çuditshëm i rastit, rastësisë dhe vendosmërisë që kishte depërtuar tek të gjithë pjesëmarrësit në piknikun simbol, sepse në fund të kësaj dite gati 700 qytetarë të RDGJ do të bëheshin të parët europianë të një kontinenti ka kufi.

Turistët gjermanolindorë të Hungarisë, në pak çaste hodhën përtokë ato pak lesa druri kufitare duke vërshuar drejt lirisë dhe duke i hapur rrugën uverturës së madhe të rënies së Murit të Berlinit tre muaj më vonë, luajtur nga aktorë amatorë.

Në verën e vitit 1989, Republika Demokratike e Gjermanisë kishte marrë fund. Vendi ndodhej ekonomikisht në rënie të lirë, njerëzit ishin ngritur në këmbë, në një kohë që Erich Honecker dhe qeveria e tij përhapnin lajme entuziazmuese në 40-vjetorin e lindjes së shtetit të punëtorëve dhe fshatarëve.

Në Hungari, më perëndimori i shteteve të bllokut lindor, kishin qëndruar për pushime në liqenin "Plattensee" dhjetëra mijëra qytetarë të RDGJ-së.

Shpejt mes atyre që kishin ardhur në piknik, u përhapën zërat se kufiri drejt Austrisë nuk ishte aq shumë i kontrolluar.

Kush ishte dora pas që ndihmoi?

Hungaria në atë kohë kishte ecur shumë përpara me zbutjen e doktrinës socialiste. Një vit para piknikut historik qeveria e Budapestit u dhuroi qytetarëve lirinë e udhëtimit.

Në të njëjtin vit ministri i Shtetit, Imre Pozsgay e kishte përcaktuar Perden e Hekurt "si moralisht e politikisht të vjetëruar".

Por pyetja, se kush ishte regjizori i 19 gushtit mbetet ende pa një përgjigje të plotë.

 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 20/08/2019 10:49

    Bravo hungarezët të qytetëruar të zgjuar dhe largpamës jo si politikanet tan fundrrina ormane të prapambetur e driteshkurter.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Zëvendësministri rus paralajmëron: Moska po shqyrton opsionet nëse SHBA vijon me testin bërthamor

Zëvendësministri rus paralajmëron: Moska po shqyrton opsionet nëse SHBA vijon me testin bërthamor