Princeshë Diana vdiq për shkak të lëndimeve të shumta që mori nga aksidentit i 31 gushtit të vitit 1997.
Shoferi Henri Paul, në gjendje të dehur dhe me shpejtësi të madhe teksa përpiqej tu shmangej fotografëve humbi kontrollin e Mercedesit në një tunel.
Vdekja e princeshës së bukur e adhuruar nga miliona fansa solli trishtim të madh në të gjithë botën.
Diana Frances Spencer lindi më 1 korrik 1961 në Park House në pronë e Mbretëreshës Elizabetë II që prindërit e saj e kishin marrë me qira.
Pas përfundimit të shkollës Lady Diana punoi si mësuese në periferi të Londrës. Ne vitin 1980 daton dhe fillimi i historisë me Princin Çarls, djali i madh i mbretëreshës.
Pas një viti, në moshën 19 vjeçare Lady u fejua me princin 33-vjeçar, vit në të cilin çifti u martua duke tërhequr vëmendje të madhe mediatike.
Princi i William lindi në vitin 1982 ndërsa Harry në 1984. Edhe pas lindjes së fëmijëve Lady Diana ruajti bukurinë dhe vëmendjen e pashmangshme të fotografëve që po shndërrohej në stres për të.
Në vitin 1992 çifti u divorcua dhe ajo hoqi dorë nga çdo titull mbretëror. Lady Diana vijonte kauzat humanitare dhe nuk e humbi për asnjë moment popullaritetin.
Ishte lidhja me miliarderin Dodi Al Fayed në vitin 1996 që i parapriu vdekjes tragjike të saj në moshën 36-vjeçare.
Në gushtin e vitit 1997, teksa Lady Diana së bashku me të dashurin dhe shoferin po dilnin nga pjesa e pasme e hotelit në përpjekje për t’u shpëtuar paparacëve mori fund edhe bukuria e paharrueshme e princeshës së Uellsit.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com