19 vjet pa Azem Hajdarin, Basha:
Do luftojmë për liri e demokraci
,
Rama: Karrigia e Azemit nuk është bosh

19 vjet pa Azem Hajdarin, Basha:<br />Do luftojmë për liri e demokraci<br />,<br />Rama: Karrigia e Azemit nuk është bosh
Eksponentë të lartë të Partisë Demokratike kanë përkujtuar sot 19-vjetorin e ndarjes nga jeta të Azem Hajdarit.

Nga memoriali i Azem Hajdarit, ku po kryhen homazhe në nderim të Azem Hajdarit, kryedemokrati Lulzim Basha tha se sot përkujtohet tribuna e lëvizjes studentore, zemra e kurajës demokrate.

Duke folur për lirinë dhe demokracinë, Basha tha me tone të ashpra se nuk do të pranojmë kurrë më një diktaturë të re të krimit e drogës. 

“Jemi mbledhur sot, si çdo 12 shtator, për të përkujtuar tribunin e lëvizjes studentore, zemrën e kurajës demokrate, të paharrueshmin Azem Hajdarin, dhe mikun  etj, Besim Çera. 
Ne vijmë këtu jo thjesht për të nderuar e ndarë së bashku dramën e 12 shtatorit të para 19 vitesh, por vijmë këtu për të celebruar kujtimin, forcën, kurajën dhe mirënjohjen ndaj Azem Hajdarit dhe atë që ai përfaqëson, luftën pa kompromis për liri e demokraci. Në një shoqëri dhe vëllazëri politike që e ka emrin PD, por dhe mirënjohjeje dhe krenarie dhe sensi i kurajës na bashkon e do na bashkojë edhe atëherë kur dielli i demokracisë të ndrijë. 
Vijmë këtu përulësisht dhe vendosmërisht për të mos e tradhtuar kurrë vlerën e Azem Hajdarit. Vijmë këtu për t’u zotuar që kurrë më nuk do të pranojmë një diktaturë të re të krimit, drogës. Do luftojmë për liri dhe demokraci”, tha Basha në fjalën e tij. 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri