1961 gjoba në një javë, Rrugorja e Vlorës dhe Sarandës bëjnë bilancin: Arrestohen 3 shoferë! Procedohen penalisht 2 të tjerë

Policia Rrugore e Vlorës dhe Sarandës, ka bërë bilancin për javën që lamë pas, ku si rezultatë i kontrolleve janë vendosur 1961 gjoba.

Policia njofton se janë arrestuar 3 shtetas dhe janë proceduar penalisht 2 të tjerë, për drejtim të mjetit, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.

Po ashtu, është pezulluar 1 leje drejtimi, për shkeljet rrugore “Rregullim i qarkullimit në qendrat e banuara”, “Mosrespektimi i sinjalizimit rrugor” dhe “Ndalimi i qendrimit dhe pushimit të mjeteve”, shkelje këto të filmuara dhe të publikuara në disa media.

Masat administrative:

-1961 masa administrative për shkelje të ndryshme

-229 për parakalime të gabuara

-122 për mosvendosjen e rripit të sigurimit

-48 për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit

-93 për mosmbajtjen e kaskës mbrojtëse

-10 për drejtim të mjetit në efektin e alkoolit

-11 për mungesë dokumentesh

-134 për parkim të gabuar

-1314 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor

S.B/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Dy senatorë amerikanë propozojnë sanksione ndaj Turqisë lidhur me veprimet në Siri

Dy senatorë amerikanë propozojnë sanksione ndaj Turqisë lidhur me veprimet në Siri