2.2 mln € rimbursim fiktiv, në
burg pronari i "Omega Pharma"

2.2 mln € rimbursim fiktiv, në<br />burg pronari i
Pronari i 'Omega Pharma Group', Nadir Çausholli do të qëndroj në burg deri në përfundim të hetimeve për skandalin me recetat fiktive të rimbursimit me insulinat dhe ilaçin e veshkave ketosteril.

Të njëjtën masë sigurie Gjykata caktoi dhe për Tasim Toçin i cili sipas Prokurorisë rezulton se i përkrahur nga ish drejtuesit e fondit për degën e Tiranës ka nënshkruar në emër të fondit si drejtues i sektorit të informatikës dosjet e rimbursimit, pa e pasur një kompetencë të tillë. Për farmacistët Vangjelica Qerushi, Marjela Përnoci dhe Erind Hajdarin, Valbona Kraja, Violeta Bejko, Ela Malaj, detyrim paraqitje dhe arrest në shtëpi për Arbi Thereskën, Arjola Piperaj, Ornela Plepi e Arbër Teqja.

Nadir Çausholli
(Pronari i 'Omega Pharma Group', Nadir Çausholli gjatë seancës gjyqësore)

Ç’farë ndodh me hetimet?
Prokuroria paraqiti para Gjykatës fakte të reja përfshirw dhe akte ekspertimi për dëmin ekonomik, ku sipas akuzës deri në këto momente përllogaritet në 2.2 milion euro. Po ashtu sqaroi prokurorja hetimi janë shtrirë dhe në ilaçet që përdoren për mjekimin e sëmundejve kancerogjene dhe pompat të cilat përdoren për sëmundjet azmatike. Këto verifikime sipas akuzës po bëhen mbi faramcitë të cilat kanë patur vlera të lartë të rimbursimit, të cilat sipas akuzës në një muaj kanë variaru nga 10-25 milion lekë të reja.

prokurorja
(Prokurorja e çështjes Daniela Sulaj gjatë seancës gjyqësore)

Dëshmija e Çaushollit dhe lirim me garanci bankare
I pranishëm në seancë, pronari i Omega-s u shpreh i gatshëm të linte garanci bankare për të fituar lirinë, por kjo kërkesë u refuzua nga Gjykata. Nadir Çausholli foli për herë të parë 48 orë pas arrestimit, duke sqaruar se akuza ndaj tij ishte vetëm për Show Mediatik.

Po godisni një biznes që zotron 40 % të tregut duke shitur 200 deri 300 mijë kuti medikamentesh në ditë, unë nuk i fshihem drejtësisë pasi nuk jam arrestuar por vetdorëzuar dhe hetimet e prokurorisë apo dëmi i pretenduar është 1 % e xhiros së kompanisë që unë drejtoj,- u shpreh Çausholli.

nadir
(Pronari i 'Omega Pharma Group', Nadir Çausholli gjatë seancës gjyqësore)

Si u zbulua skema e vjedhjes
Prokurorja Daniela Sulaj renditi një sërë faktesh në Gjykatë, ku sipas saj auditi i bëra nga dega e fondit për Tiranën ka nxjerr në pah se farmacitë e proceduara të gjitha medikamentet e rimbursueshme përfshi 14 llojet e insulinave dhe ketosterilin i kishin blerë tek 'Omega Pharma'. Kjo skemë sipas hetimeve funksiononte prej dy vitesh, nga Janar 2013 deri në Maj 2015 kohë në të cilën kanë nisur dhe hetimet pas zbulimit të skandalit të parë me rimbursimin ku u arrestuan 8 persona.

Sipas hetimeve të akuzës 'Omega Pharma' ka blerë nga distributor ekskluziv, Rejsi Farma 10 kuti Ketosteril dhe për farmacitë ka shitur me fatura 16 mijë kuti, ku për diferencën 15990 kuti Çausholli nuk ka treguar se ku i ka gjetur, sqaroi prokurorja. Diferencë mbi 16 mijë copë ka patur dhe në shitjen e Insulinave për të cilat akuza u shpreh se hetimet i ka të hapura.

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s’do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Bleu karburant, me kartëmonedhë 100 euroshe false, arrestohet 35-vjeçari

Elbasan/ Bleu karburant, me kartëmonedhë 100 euroshe false, arrestohet 35-vjeçari