Ende në kërkim për këtë rast janë edhe tre persona të tjerë, ndërsa sipas prokurorisë personat e ndaluar kanë krijuar kushtet për kalimin e drogës në drejtim të Italisë. “Në vijim të operacionit të Prokurorisë për Krime të Rënda, paraditen e sotme janë ndaluar edhe 4 persona të tjerë, dy prej të cilëve punonjës policie në Pikën e kalimit kufitar, Durrës, një doganier në Doganën e Portit, Durrës, si edhe një agjent doganor. Nga hetimi i Prokurorisë për Krime të Rënda është evidentuar se, për kalimin e kamionit të ngarkuar me 2.5 ton lëndë narkotike, janë krijuar kushtet nga zyrtarë publikë, të cilët kanë mundësuar kalimin lirisht të kamionit nga porti i Durrësit deri në portin Ankona në Itali. Për këtë arsye, nga ana e Prokurorisë për Krime, të Rënda është urdhëruar gjithashtu ndalimi i efektivëve të Drejtorisë së Policisë së Kufirit dhe Emigracionit, Durrës, Gëzim Dervishi dhe Agron Kapllani, si edhe për doganierin Altin Katundi, e agjentin doganor Mikail Hila. Urdhrat e ndalimit janë ekzekutuar nga ana e Policisë së Shtetit” deklaron prokuroria.
I arrestuar mbrëmjen e djeshme, Festim Lelaj akuzohet si personi që ka organizuar trafikimin e 2.5 tonë drogë nga Shqipëria në drejtim të Italisë. Sasi e madhe droge është kapur në janar 2017 brenda një kamioni në Ancona, ndërkohë policia vendase mundi të kapë vetëm shoferin.
Policia jep detaje: Ja emrat e të gjithë të arrestuarve
Policia e Shtetit jep detaje lidhur me operacionin e arrestimeve mbi trafikimin e sekuestrimin e sasisë prej 2 ton e 530 kg kanabis e kapur në portin e Ankonës në Itali, në datën 9 janar 2017.
Në vijim të operacionit, në prangat e policisë kanë rënë tre efektivë, përfshirë edhe nënkomisarin e policisë së Fierit, Festim Lelaj, i arrestuar natën e kaluar, si dhe dy doganierë të Portit të Durrësit, ku kaloi ngarkesa me 2.5 ton lëndë narkotike kanabis.
"Ky kamion më datë 09.01.2017 është nisur nga Porti i Durrësit me tragetin M/N AF MARINA me destinacion Durrës-Bari. Policia Italiane ka arrestuar në flagrancë shtetasin Shqiptar Dhimo KORAJ, i cili shoqëronte kaminon në Portin e Ankonës, ndërsa në listën e pasagjerëve figuronte si shofer i këtij kamioni i nisur nga Durrësi më datë 09.01.2017, shtetasi Demo PROGONATI, 46 vjeç, lindur në Progonat dhe banues në Fier.
Në bazë të informacionit të sjellë nga Pala Italiane, Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Policinë e Shtetit ka bërë regjistrimin e Procedimit Penal Nr.12 datë 13.01.2017 në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe në vazhdën e veprimeve hetimore të kryera nga Policia e Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, deri me tani janë arrestuar ne kuadër të këtij procedimi edhe shtetasit e mëposhtëm :
· Më datë 04.12.2017, u ndaluan shtetasit Skënder Siqeca, 53 vjeç dhe Arbi Mustafa, 34 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Trafikimi i Narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.
· Më datë 05.12.2017, u ndalua shtetasi Agron Kapllani, 51 vjeç, banues në Durrës, ish punonjës policie, trup shërbimi, shoqërues qeni në Portin e Durrësit, për veprën penale të “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim. Neni 283/a/2 i Kodit Penal. Përjashtuar nga Policia e Shtetit më datë 18.07.2017.
· Më datë 05.12.2017, u ndalua shtetasi Gëzim Dervishi, 59 vjeç, banues në Durrës, ish specialist në trajtimin e qenve të shërbimit në Stacionin e Policisë Kufitare Durrës, në për veprën penale të “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Neni 283/a/2 i Kodit Penal. Përjashtuar nga Policia e Shtetit më datë 28.07.2017.
· Më datë 05.12.2017, u ndalua nga SH.Ç.B.A, shtetasi Festim Lelaj, 47 vjeç, Specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier.
Më datë 06.12.2017, u ndalua shtetasi Altin Katundi, 50 vjeç, lindur e banues në Tiranë, me detyrë Doganier në Portin e Durrësit.
· Më datë 06.12.2017, u ndalua shtetasi në kërkim Mikail Hila, 28 vjeç, banues në Tiranë, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.
Po në kuadër të këtij procedimi janë arrestuar më parë edhe shtetasit e mëposhtëm:
· Më datë 15.01.2017, u ndalua shtetasi në kërkim Demo Progonati, 46 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve në bashkëpunim.
· Më datë 07.06.2017, u ndalua shtetasi në kërkim Euron Hoti, 35 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikeve”. Neni 283/a/2 i Kodit Penal.
· Më datë 21.06.2017, u ndalua shtetasi Malton Lleshi, 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale ”Trafikimi i narkotikëve e kryer në bashkëpunim”.
· Më datë 28.11.2017, u ndalua shtetasi në kërkim Aurel Lazaj, 32 vjeç, banues në Vlorë.
Në lidhje me këtë rast trafiku të lëndëve narkotike, Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Policinë e Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë, duke çuar para drejtësisë të gjithë personat e implikuar".
Emrat e të arrestuarve, punonjës policie
Festim Lelaj - Nënkomisar i Policisë së Fierit
Agron Kapllani - Ish-punonjës policie, shoqërues qeni në Portin e Durrësit
Gëzim Dervishi - Ish-specialist në trajtimin e qenve në policinë kufitare Durrës
Doganierë
Altin Katundi - Doganier në Portin e Durrësit
Mikail Hila - Doganier në Portin e Durrësit
Trafikantët, të arrestuar
Skënder Siqeca
Arbi Mustafa
Aurel Lazaj
Malton Lleshi
Euron Hoti
Demo Progonati
dy.b/shqiptarja.com

VIDEO








