2.5 t kanabis, skafistët s’tregojnë
bosin: Paguheshim nga 2000 €

2.5 t kanabis, skafistët s’tregojnë<br />bosin: Paguheshim nga 2000 €

U pikasën nga policia kufitare malazeze dhe në ndjekje të tyre u vu policia kufitare Italiane, dy skafistët nga Vlora filmohen duke hedhur 2.5 ton kanabis në mes të detit.
 
Dy skafistët janë ndjekur për më shumë se 5 orë ndërsa për të lehtësuar skafin dhe për ti dhenë shpejtësi ata kanë vendosur të hedhin drogën në det.
 
Burime për Report Tv: Pas trafikut një biznesmen shqiptar
Skafi ishte me dy motor të shpejtësisë së lartë, ndërsa burime të rezervuara për ReportTv nga grupi hetimor italo-shqiptar bënë me dije se ky skaf është pronë pa dokumentacion i pa regjistruar, por të  dhënat e siguruara nga hetuesit kanë nxjerr në pah se pas këtij trafiku është një biznesmen shqiptar.
 
Skafistët pas arrestimit kanë refuzuar të tregojnë se për llogari të kujt e transportonin drogën ndërsa kanë pranuar se për punën që kryenin do të paguheshin nga 2 mijë euro secili, dhe kanë deklaruar se nuk e mbajnë mënd vendin nga u nisën nëse ishte Vlora apo Lugina e Vilunit.

Droga 20 milionë Euro/ Detaje nga operacioni anti-drogë
Mediat italiane kanë zbuluar të tjera detaje nga operacioni anti-drogë në Adriatik që përfundoi me sekuestrimin e 2.5 ton kanabis dhe prangosjen e 2 shqiptarëve.
 
Shqiptarët e arrestuar janë me inicialet B.B. 42 dhe J.H. 31 vjeç të dy nga Vlora. Droga ishte e ndarë në 110 pako me sasi të ndryshme me peshë totale 2.5 ton.
 
Sipas Guardia di Finanza nëse droga do të hidhej në treg do të kapte vlerën e 20 milionë eurove. 

Operacioni i tre shteteve bllokoi gomonen me kanabis
Operacioni i policisë shqiptare në bashkëpunim me atë italiane dhe malazeze u zhvillua para dy ditësh në Adriatik duke sekuestruar 2.5 ton kanabis, ndërsa u arrestuan dy trafikantët shqiptarë.
 
Dy trafikantët pasi kanë parë se ishin në ndjekje nga Policia italiane kanë filluar të hedhin thasët me drogë në det. Droga është mbledhur në det dhe është çuar më pas në rajonin e Foggias në Itali.
 
Mediat italianë shkruajnë se policia ka gjetur edhe disa shënime me kode, të cilat trafikantët i kishin me vete. Këto kode mendohet se janë emrat e personave që e prisnin hashashin në Itali.
 
Emrat e të arrestuarve nuk bëhen të ditur nga Policia italiane, për shkak se po vijojnë hetimet për të zbuluar të gjithë grupin.
 
Mendohet se gomonia ishte nisur nga brigjet e Adriatikut, por ende nuk është përcaktuar vendi i saktë nga hetimet e deritanishme të policisë shqiptare.

Pamjet si trafikantët hodhën drogën në det

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar