2.8 milionë britanikë kërkojnë
referendum të dytë, përçahet opozita 

2.8 milionë britanikë kërkojnë<br />referendum të dytë, përçahet opozita 
Vijon firmosja e peticionit në Britani për të realizuar një referendum të dytë për të mos dalë nga BE-ja. Peticioni tashmë ka arritur më shumë se 2,8 milionë firma. Nëpërmjet peticionit i kërkohet qeverisë që të aplikojë një rregull sipas të cilit nëse preferencat ‘’Qendroni në BE’’ apo ‘’Largohuni’’ janë nën 60 për qind dhe pjesëmarrja nën 75 përqind, atëherë duhet të zhvillohet një referendum tjetër. Ligji britanik parashikon që nëse peticioni kalon 100 000 firmat, duhet të vlerësohet nga komisioni i ngarkuar dhe të paraqitet në parlament.

Ndërkohë Britania e Madhe vijon të jetë e përçarë. Pas dorëheqjes së Cameron edhe laburistët janë përçarë. Jeremy Corbyn udhëheqësi i opzitës i ka thënë ministrit të tij të Jashtëm se “kishte humbur besimin tek ai”, pas sugjerimeve se ky i fundit po organizonte një komplot për largimin e Corbyn nga posti i kryetarit të laburistëve. Shkarkimi i papritur dhe dramatik i kryediplomatit në hije të laburistëve pritet të pasohet nga dorëheqja masive e gjysmës së kabinetit të opozitës, në shenjë proteste.
Nga ana tjetër Skocia e cila votoi per te qendruar ne BE kerkon një referendum për tu ndare nga Britania. Qeveria skoceze kërkoi diskutime me Brukselin për të ruajtur vendin e saj ne Europë.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre