2 agjentët e SHISH:S’kemi përdorur
asnjë çast telefonin e Florian Bushit

2 agjentët e SHISH:S’kemi përdorur<br />asnjë çast telefonin e Florian Bushit
Dy agjentët e SHISH,që u akuzuan nga kolegu i tyre i arrestuari Florian Bushi se mund të ishin ata që mund të kishin fotografuar materialet sekrete dhe dërguar Ilir Memushaj me “Viber” në telefon, kanë hedhur poshtë këtë version.Të pyetur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, dy agjentët që ndajnë zyrën me të arrestuarin Bushi, kanë pohuar se s’mund tia dërgonin Memushaj materialet sekrete, pasi me këtë person nuk kishin asnjë njohje.

Më tej ata shtuan se s’kanë bërë asnjë fotografi dhe aq më tepër nuk kanë përdorur asnjë çast telefonin e Bushit, për të bërë fotografi në ambjentet e punës.Pyetja e dy agjentëve, vjen në një kohë pasi Bushi tha seqëndronte në zyrë me dy punonjës të tjerë të SHISH, duke hamëndësuar se ata mund të kenë nxjerë materialet sekrete nga kompjuteri i tij dhe dërguar Ilir Memushajt.Bushi nuk ka pranuar autorësinë e krimit, por ka pranuar se ka njohje me Memushaj, kjo për shkak se që të dy janë nga Vlora.

Memushaj në dëshminë e tij ka aluduar se ai ska dërguar asnjë material sekret tek Memushaj, por ka shtuar se dy kolegët e tij të zyrës mund të kenë gisht në këtë ngjarje. Pavarësisht kësaj pozicioni i Bushit është në vështirësi, pasi në telefonin e Memushaj është gjendur emri i tij, duke i dërguar dokumentat sekrete që SHISH përgjonte për Denis Kasaj dhe kunatin e tij Klement Kastratin. Mësohet se agjenti i SHISH,i ka fotografuar dokumentat gjatë orarit të punës dhe më pas ia ka nisur me “Viber” nga telefoni i tij në telefonin e Memushaj. Ky transferim është bërë jashtë orarit të punës. 

Nga ana tjetër pas skandalit të ndodhur në zyrat e SHISH, mësohet se me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm Visho Ajazi,janë shtuar masat e sigurisë në institucion. Burimet thonë se asnjë punonjës i institucionit nuk do të ketë në zyrë aparatin celular. Aparatet duhet të dorëzohen në hyrje, ku edhe i nënshtrohen një kontrolli rigoroz fizik, në zatim të urdhërit për të mos lejuar punonjësit me celularët personal apo të punës gjatë qëndrimit në zyrë. Ky rregull, mësohet se është vendosur në zyrat e përgjimeve parandaluese që kryen institucioni i Shërbimit Informativ Shtetërore.

Redaksia online
(s,m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë