GJIROKASTËR- 2 aksidente kanë ndodhur brenda pak orësh pasditen e kësaj të premteje në Gjirokastër ku për pasojë 4 persona kanë mbetur të lënduar.
Një automjet është përplasur me furgonin e linjës Gjirokastër-Dropull. Për pasojë ka ngelur i lënduar rëndë shoferi i mjetit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 5:20 në kryqëzimin e lagjes “Punëtori” të qytetit, në vendin e quajtur “Postblloku”.
Një tjetër aksident u regjistrua rreth orës 19:00 në qendër të qytetit, ku një makinë tip “Volksvagen Golf”, ka përplasur dy mjete të tjera teksa ishte duke dalë nga kthesa. Për pasojë, janë shënuar dëme te konsiderueshme materiale ndërkohe që tre veta kanë mbetur të lënduar lehtë.