2 gjoba dhe 2 procedime penale s'e ndalin 46-vjeçarin në Krujë! Organizon sërish dasmë në lokalin e tij, arrestohet

2 gjoba dhe 2 procedime penale s'e ndalin 46-vjeçarin në Krujë! Organizon sërish dasmë në lokalin e tij, arrestohet

Foto ilustruese

KRUJË- Disa gjoba 1 milionëshe dhe 2 procedime penale nuk kanë mjaftuar për 46-vjeçarin Xh. B., i cili ka vijuar që të organizojë dasmë në lokalin e tij, edhe pse në kundërshtim me Aktin Normativ.

Për këtë arsye, policia ka bërë arrestimin e tij, sepse u kap sërish duke organizuar festa familjare. Në pranga ka rënë Xh. B., 46 vjeç, banues në Fushë Krujë ndërkohë që është vënë në hetim 20-vjeçari N. H., 20 vjeç (DJ).

"Arrestohet në flagrancë pronari i një lokali, i cili pasi ishte proceduar penalisht 2 herë dhe ishte ndëshkuar disa herë me masë administrative, u konstatua sërish duke organizuar festa familjare në kundërshtim me Aktin Normativ.

Procedohet penalisht 1 shtetas tjetër. Strukturat e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të kontrolleve në subjektet që ushtrojnë aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normativ, kanë konstatuar në territorin e DVP Durrës, konkretisht në Fushë Krujë, subjektin në pronësi të shtetasit Xh. B., i cili kishte organizuar një festë familjare (fejesë), në kundërshtim me Aktin Normativ.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. B., 46 vjeç, banues në Fushë Krujë, për veprën penale "Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë”.

Ky shtetas, në periudha të ndryshme kohore, është ndëshkuar disa herë me masa administrative, si dhe është proceduar 2 herë, për veprën penale "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë", pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke organizuar ceremoni martesore ose festa familjare në kundërshtim me Aktin Normativ.

Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi N. H., 20 vjeç (DJ), si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale instrumentet muzikore. Policia e Durrësit apelon për të gjithë pronarët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese që kanë si qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19", njofton Policia.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 27/11/2020 00:40

    Me sa duket, ne kontraten e bere cmimi per organizimin e ceremonive perfshin dhe marrjen parasysh te nje gjobe te mundeshme,si pune sikuracioni per ne rast gjobitjesh,ndryshe nuk ka si shpjegohen rastet e perseritjes,jo vetem ky por dhe te tjere.Ose jane budallenj kokemushka qe luajne me idene /me kapin,s'me kapin/,ose kane miq ne organet e ligjit,ose festuesit paguajne ekstra per gjobat e mundshme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja