Sot janë mbushur 2 javë nga momenti kur Presidenti Bajram Begaj u betua në Kuvend dhe më pas hyri zyrtarisht në zyrën e kreut të shtetit. Por sicc duket Presidenti e ka marrë me qetësi plotësimin e stafit të tij, me njerëz të besuar më të cilët do të drejtojë Presidencën në 5 vitet e ardhshme.
Megjithatë disa emra kyç Begaj duket se tashmë i ka vendosur. Report Tv mëson se tashmë Presidenca ka një Sekretar të Përgjithshëm të ri, një Drejtor Kabineti të ri si dhe disa këshilltarë të rinj. I pari që u emërua që ditën e parë kur presidenti hyri në zyrë ishte Drejtori i Kabinetit, Eduard Seitaj, i cili ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës. Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës, si drejtuesi më i lartë i Administratës, do të jetë Florjan Kali, i cili të njëjtin pozicion ka mbajtur më parë në ministrinë e Mbrojtjes.
Ndërsa disa prej këshilltarëve kryesorë të Presidentit janë emëruar deri tani. Valter Ibrahimi dje Fatmir Çela si këshilltarë në fushën e diplomacisë dhe Klement Zguri si këshilltar për çështjet ligjore.
Gjeneral, Doktor, president ku e gjete Florian Kalin, pse keshtu, ti è di sa I mbare ka qene ne MM
Përgjigju