2 javë pas sulmit në Manchester
Ariana Grande e përlotur në skenë

Dy javë pas sulmit që u mori jetën 22 njerëzve që po ndiqnin koncertin e Ariana Grande këngëtarja e përlotur është ngjitur në skenë.
 
Rreth 60 000 fansa të guximshëm dhe sfidues janë bashkuar sot me Ariana Grande në koncertin e saj “One love” në stadiumin “Old Trafford” në Manchester që të qëndrojnë stoik përballë terrorizmit si dhe të nderojnë viktimat e sulmit.
 
Koncerti nisi me një minutë heshtje për viktimat ndërsa më pas Gary Barloë u shpreh: “'Ne duam të qëndrojmë të fortë, të shikojmë në qiell dhe të këndojmë me zë të lartë dhe krenarë.”
 

Justin Bieber, Katy Perry, Coldplay, Pharrell Eilliams, Black Eyed Peas, Usher, Robbie Williams, Little Mix, dhe ylli i One Niall Horan performojnë falas që të grumbullojnë së paku 2 milionë paund për fondin emergjent “We Love Manchester”.

[gallery]22567[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase

Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase