2 korrik 1990! 32 vite nga hapja e ambasadave për shqiptarët, aty ku nisi fundit i regjimit komunist

2 korrik 1990! 32 vite nga hapja e ambasadave për shqiptarët, aty ku nisi fundit i regjimit komunist

Mijëra shqiptarë brenda ambasadës gjermane

Sot është 32-vjetori i hapjes së ambasadave për shqiptarët që ishte shenja e parë e lëvizjes antikomuniste të vitit 1990, më 2 korrik. Në një Shqipëri të varfër e të rrënuar ekonomikisht, njerëzit shkuan drejt dyerve të ambasadave në Tiranë të cilat iu hapën atyre portën drejt lirisë së munguar.

Ylli Bodinaku ishte heroi i ditës më 2 korrik, datë e rëndësishme që ndryshoi historinë e shtetit shqiptar. Ish i burgosuri politik, atëherë 37 vjeçar, rrëzoi me kamion murin rrethues të ambasadës gjermane, duke u futur në oborrin e saj me familjen dhe fëmijët e mitur si dhe 40 persona të tjerë përsipër.

Ylli sfidoi të gjithë rrethimet e policisë dhe Sigurimit të Shtetit, duke i krijuar mundësinë një morie shqiptarësh të kërkonin azil politik nga vendi më i izoluar i Europës pas 45 vjet diktaturë të pashembullt komuniste. Pas 10 ditësh afro 5 mijë 200 shtetas shqiptarë, që hynë në ambasadat e vendeve perëndimore u lejuan nga qeveria komuniste të dilnin nga vendi dhe të shkonin në shtete të tjera.

Hapja e ambasadave perëndimore atë korrik për shqiptarët e varfër dhe të shtypur nga regjimi stalinist i Enver Hoxhës dhe pasuesve të tij pas vdekjes ishte shenja e parë se pas pak muajsh po vinte lëvizja antikomuniste e studentëve. Bashkë me revoltën e tyre erdhi edhe pluralizmi politik.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:10
Alibeaj kujton 32-vjetorin e hapjes së ambasadave: Shqiptarët kishin dhe kanë një ëndërr, 'Shqipërinë si Europa'

1656760518_291114020558549219066504670550570899465877n.jpg

Enkelejd Alibeaj ka kujtuar 2 korrikun 1990 duke thënë se kurajozët thyen barrierën e fundit të diktaturës komuniste. Alibeaj thotë se ishte goditja më e rëndë e regjimit komunist ndërsa ëndrra e shqiptarëve mbetet 'Shqipëria si Europa'.

"Me 2 korrik 1990 djem dhe vajza kurajozë, thyen barrierën e fundit të diktaturës komuniste. Kështu i dhanë shpresë shqiptarëve se e ardhmja ishte matanë atij muri hermetik. 2 korriku nuk ishte vetëm largimi drejt ëndrrës por ishte dhe goditja më e rëndë që mori regjimi komunist.

Shqiptarët kishin dhe kanë një ëndërr: Shqipërinë si Europa! Një ëndërr që sot, 32 vite pas rënies së atij muri, mbetet e parealizuar plotësisht. Sepse dhe pas 32 vitesh jemi në betejë me të keqen, me atavizmat e së shkuarës që kanë ngritur muret e reja që po i mbajnë shqiptarët ende larg perëndimit.

Ndaj sot, të gjithë sëbashku, duhet të shohim dritën e shpresës dhe të pëpiqemi të rrëzojmë muret e reja. E bashkë me to dhe mbeturinat e mureve të vjetra. Për realizuar ëndrrën e përbashkët të shqiptarëve. Shqipërinë si Europa!", shkroi Alibeaj.

Ora 11:14
Basha kujton 2 korrikun 1990: Fatkeqësisht, është e njëjta situatë! Shqiptarët po ikin sërish masivisht në kërkim të mundësive

1656754074_lll.JPG

Ish kreu i PD, Lulzim Basha ka kujtuar 2 Korrikun 1990 duke shkruar se shqiptarët rrëzuan murin e diktaturës, në një akt guximi qytetar. Ndonëse shqiptarët synonin të shkonin drejt vendeve të lira, 32 vite më vonë, Basha thotë se qytetarët janë në të njëjtën situatë, që duan të ikin masivisht nga vendi. Ndaj thotë se kjo ditë shërben si një moment reflektimi, për t’u përballur me të shkuarën që rrezikon të përsëritet.

"Më 2 Korrik 1990, duke u futur nëpër ambasadat perëndimore, shqiptarët rrëzuan murin e parë të diktaturës, në një sfidë vendimtare ndaj regjimit komunist, që atë verë do të niste fillimin e fundit të tij. Një akt guximi qytetar, që do të kristalizohej pak muaj më vonë me Lëvizjen Studentore, e cila çeli rrugën e demokracisë për aq gjatë të mohuar dhe afroi përsëri Shqipërinë me Perëndimin.

Atëbotë, sytë e çdo shqiptari ishin drejt vendeve të lira, me shpresën e një jete më të mirë për veten dhe fëmijët e tyre, ashtu siç fatkeqësisht janë ende sot, sepse sfida për ta e ka ngritur Shqipërinë në lartësinë e aspiratës për ta bërë si gjithë Europa, e cila mbetet ende e papërmbushur.

Fatkeqësisht, 32 vite më vonë, shqiptarët po ikin sërish masivisht në kërkim të mundësive, të një jete më të mire për veten dhe familjet e tyre.

Në 8 vitet e fundit, më shumë se gjysmë milioni shqiptarë kanë lënë vatrat e tyre për të marrë rrugën e kurbetit. Ata detyrohen të ikin, sepse në atdheun e tyre ata vidhen, ata nëpërkëmben,  ata s’kanë asnjë mundësi për të jetuar të tashmen dhe për të ndërtuar të ardhmen e tyre.

Ndaj, përkujtimi i kësaj ngjarjeje historike, që pati forcën për ta përkulur regjimin komunist, shërben si një moment reflektimi, për t’u përballur me të shkuarën që rrezikon të përsëritet, sidomos përballë plagës së largimit të qindra-mijëra bashkëqytetarëve tanë, që tashmë nuk ikin prej diktaturës enveriste, por nga diktatura e korrupsionit, e cila nën qeverisjen e Edi Ramës ka marrë përmasat e një rreziku kombëtar", shkroi Basha.

Ora 11:12
Meta kujton 2 korrikun 1990: Rrugëtimi që nisi me guxim duhet përshpejtuar për të shkuar drejt anëtarësimit në BE

1656753279_mm.JPG

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot 2 Korrikun 1990, hapjen e ambasadave të huaja në Tiranë duke shprehur mirënjohje për Ylli Bodinakun ndërsa theksoi se rrugëtimi drejt Europës duhet të përshpejtohet për të shkuar drejt anëtarësimit në BE.

"LIRIA NDËRTOHET MBI GUXIMIN! Mirënjohje Ylli Bodinakut dhe të gjithë shqiptarëve, që në emër të lirisë, demokracisë dhe të një Shqipërie si gjithë Europa, thyen me heroizëm më 2 korrik 1990 izolimin e diktaturës për t'i dhënë vendit një drejtim të ri dhe të pakthyeshëm.

Rrugëtimi drejt Europës që nisi me guximin për të rrëzuar murin e Ambasadës Gjermane duhet përshpejtuar me vendosmërinë për të shkuar drejt anëtarësimit të plotë në BE.

Ndërtimi i një të ardhmeje shumë herë më të mirë se tre dekadat që kaluan pas "Ngjarjeve të Ambasadave" garantohet vetëm nëse zbatojmë në mënyrë të vendosur reformat e kërkuara, rikthejmë llogaridhënien në çdo nivel dhe dëgjojmë zërin e qytetarëve nëpërmjet referendumeve.

Që kjo rrugë të jetë e shpejtë është vetëm në dorën tonë! Koha për të ndërtuar Europën në Shqipëri është tani!", shkroi Meta.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lala i Lushnjes: 02/07/2022 12:49

    Aty ku nisi fundi Shqipërisë dhe iu dha në dorë sharlatanëve.

    Përgjigju
  • Korca: 02/07/2022 12:12

    Ti dhe njerez si puna jote Z.President, e kini penguar Shqiperine qe te jete pjese e BE, me korrupsionin tend dhe te bashkepunetoreve te tu. Zoti marrte hak ne qiell, se ketu ne Toke nuk ju bejme dot gje!

    Përgjigju
  • frey: 02/07/2022 10:46

    aty ku nisi fundi i sistemit komunist edhe fillimi i sistemit kap ca te kapesh

    Përgjigju
    • E verteta: 02/07/2022 11:41

      Po pra e sakte.. iken 5 mij atehere , sot 5 mij ikin cdo muaj edhe pas 32 vjeteve. Kjo dhjetrokracia eshte shume here me keqe se ai sistem.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?