Policia Rrugore e Tiranës ka vendosur 2 mijë gjoba gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i kontrolleve dhe i monitorimit të kryer.
Sipas bilancit të policisë, nga këto, 105 gjoba janë vendosur për mos respektimin e radhën, kanë krijuar situata kaotike në trafik dhe kanë rrezikuar lëvizjen e mjeteve të tjera.
Po ashtu, 1261 gjoba për qëndrim të gabuar të automjeteve, si një nga shkeljet më problematike, e cila ndikon drejtpërdrejt në krijimin e pengesave në rrugë, si edhe 91 për drejtues motomjetesh, që duke qarkulluar pa kaskë mbrojtëse, rrezikonin jetën.
Njoftimi i policisë:
Patrullim në pika strategjike të kryeqytetit dhe pajisje logjistike bashkëkohore, në funksion të përmbushjes së parametrave të sigurisë rrugore.
Fokusi i 24 orëve të fundit, konstatimi i manovrave që sjellin bllokim të rrugëve dhe kaos në trafik, si dhe rrezikojnë lëvizjen e përdoruesve të rrugës.
Si rezultat i kontrolleve dhe i monitorimit të kryer gjatë këtyre orëve, u vunë rreth 2000 masa administrative, prej tyre:
-105 për drejtues automjetesh, të cilët duke mos respektuar radhën, kanë krijuar situata kaotike në trafik dhe kanë rrezikuar lëvizjen e mjeteve të tjera;
-1261 për qëndrim të gabuar të automjeteve, si një nga shkeljet më problematike, e cila ndikon drejtpërdrejt në krijimin e pengesave në rrugë;
-91 për drejtues motomjetesh, që duke qarkulluar pa kaskë mbrojtëse, rrezikonin jetën.
Policia Rrugore apelon edhe një herë për respektim të rregullave të qarkullimit, pasi shkelja e tyre jo vetëm krijon kaos në rrugë, por është shkaku kryesor i ngjarjeve me pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.
Kontrollet vijojnë çdo ditë, në të gjitha akset e qarkut.
Komente











Qendrova ne PHILADELPHIA SHBA nje muj dhe levizem çdo dite me makine dhe nuk na doli asnjeher policia rrugore perpara ndersa ktu ne venin tone asht nje tmerr dhe stres i paspjegueshem nga policia rrugore!!
PërgjigjuPO ATJE KA NJEREZ QE SE NDEZIN BLLOKAZHIN SE DUAN TE PARKOJN DYSH E NDEZIN VETEM KUR KANE PROBLEME KA ME SHUME VENDE PARKIMI KA KAMERA QE MUND TE MARIN MASA PER SHKELJET E NDRYSHME NJERZIT RAPORTOJNE KUR SHIKOJN SHKELJE JO SI KETU QE PO RAPORTOVE TE QUAJNE SPIUN