2 muaj nga tërmeti/ Basha: Rama 'lugë bosh' qytetarëve! Prodhoi vetëm korrupsion dhe gënjeshtra

2 muaj nga tërmeti/ Basha: Rama 'lugë bosh' qytetarëve! Prodhoi vetëm korrupsion dhe gënjeshtra

Kreu i PD-së Lulzim Basha

TIRANË- Kur kanë kaluar 2 muaj fiks, nga ajo lëkundje tragjike e 26 nëntorit që mori 51 jetë njerëzit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ripërsërtitura akuzat ndaj qeverisë, duke vënë theksin se ka dështuar në menaxhimin e kësaj fatkeqësie kombëtare. Në reagimin e tij, fill pas konferencës që mbajti kreu i qeverisë dhe ministrit të rindërtimit, Arben Ahmetaj, Basha ka listuar arsyet, sipas së cilit janë të mjaftueshme për të kuptuar se kjo qeveri nuk ka në fokus qytetarin, por oligarkët.

Mes arsyeve, kryedemokrati liston  mospasjen e një fature, reale, siç ai e quan, të dëmeve të vlerësuara apo faktin se sot ka ende qytetarë që vijojnë të jenë në çadra.

"Dy muaj pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, ndërsa përkujtojmë me dhimbje 51 jetët e humbura, të gjithë jemi dëshmitarë sesi shteti i babëzisë dhe korrupsionit ka dështuar në çdo detyrë.
-Sot nuk ka ende një faturë reale dëmesh të vlerësuara.Sot nuk ka ende një vlerësim përfundimtar të objekteve të pabanueshme dhe të dëmtuara.
-Sot ka ende mijëra familje që kalojnë ditët e ftohta nëpër çadra, pa asnjë ndihmë nga shteti. Sot qytetarët vazhdojnë të sorollaten nga njëra zyrë në tjetrën për të marrë bonusin e qerasë.
-Sot ka mijëra qytetarë të cilët nuk kanë ku të fusin kokën dhe nga dëshpërimi, janë futur në banesat e dëmtuara duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të fëmijëve.
-Sot fëmijë e të moshuar janë në gjendje të rënduar shëndetësore për shkak të kushteve të vështira në të cilat po mbijetojnë që prej dëmtimit të shtëpive.
-Ende banorët pyesin se çfarë do të bëhet me shtëpitë e tyre, por nuk marrin përgjigje.
-Ende sot nuk ka asnjë masë për të ndihmuar në ringritjen e biznesit në Durrës e në zona të tjera të dëmtuara nga tërmeti. Shumë biznese po mbyllen e qindra qytetarë po mbeten pa punë.
-Rënia ekonomike e Durrësit sjell rënie ekonomike të të gjithë vendit.
-Sot është e qartë për qytetarët se kjo qeveri dhe ky kryeministër i dështuar prodhon vetëm gënjeshtra dhe korrupsion, gjë të cilën e vërtetoi edhe raporti i Transparency International.
-Nëse 150 milion dollarët që Edi Rama u jep 10 oligarkëve do të ishin akorduar për qytetarët, sot do të ishin strehuar në banesa me qera cdo qytetar që është lënë në mëshirë të fatit.
-Nëse qeveria do të kishte miratuar paketën ndihmëse për biznesin e dëmtuar, do të kishte nisur rimëkëmbja.
-Ndërkohë për krimin shtetëror në Thumanë që mori 24 jetë, nuk ka asnjë të arrestuar, asnjë hetim serioz, vetëm heshtje nga prokuroria politike që mbron Dakon dhe Bushin me urdhër të Edi Ramës"
, tha Basha.

Ai e mbyll reagimin e tij duke thënë se gjithçka që ka bërë Rama deri më sot është "ushqyerja me lugën bosh të të prekurve nga tërmeti.

"Çdo ditë dështimi dhe mashtrimesh, është një ditë vuajtjesh më shumë, një mundësi e humbur për tu ardhur në ndihmë qytetarëve në nevojë dhe për të kontribuar në rimëkëmbjen ekonomike dhe rikthimin në normalitet të jetës së mijëra familjeve. Dhimbja dhe vuajtja e tyre nuk mund të kapërcehen me lugën bosh të një kryeministri të dështuar", përfundoi Basha.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rama: 27/01/2020 10:17

    Shko ngjyrosi flokt se te paska dal ngjyra hahaha

    Përgjigju
  • Likja: 27/01/2020 07:43

    Ik bej cicin i mbaruar i tretur i sakatosur genjeshtar hajdut.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja