2 ‘PD’ në zgjedhje? Çollaku për Report Tv: Ilir Meta s’mund të rifaktorizohet me vota demokratësh për të bërë pabesinë dhe pazarin e radhës

Kryetarja e PD në Njësinë nr. 2 në Tiranë, e pesta në listën e Partisë Demokratike për Këshillin Bashkiak të Tiranës, Mirlinda Çollaku, thotë se Sali Berisha po i ccon votat e demokratëve në partinë e Ilir Metës. Në një intervistë për Report Tv, Çollaku thotë se nuk mund të lejohet që Meta të rifaktorizohet sërish me votat e demokratëve, për të bërë pazarin e radhës me Ramën sicc e quajti ajo.

“Sigurisht që përballja jonë është me Partinë Socialiste, në Tiranë me Erion Veliajn, në të gjithë Shqipërinë me Edi Ramën dhe modelin që ai ka instaluar në qeverisjen e këtij vendi. Një model korrupsioni, keqqeverisje, prishje të procesit zgjedhor. Kundërshtar ne kemi në Tiranë vetëm Edi Ramën por sigurisht që kemi edhe vështirësinë tjetër, atë që do na duhet të bindim disa demokratë të vendosur në pozitë të vështirë të cilët për shkak të besimit që i dhanë z. Berisha po detyrohen të votojnë partinë e Ilir Metës. Partia e Metës është fryrë me vota demokratësh sa herë që demokratët ia kanë lejuar. Dhe kjo ndodh edhe këtë herë. Sigurisht që ne i drejtohemi të gjithë shqiptarëve në këto zgjedhje por duke qenë fokusi më natyral tek ai votuesi demokrat, sigurisht na lind nevoja të bëjmë sqarime të tilla. Partia e Ilir Metës nuk mundet të forcohet dhe të rifaktorizohet sërish me vota demokratësh për të bërë më pas pabesinë e radhës dhe pazarin me Edi Ramën”, tha Mirlinda Çollaku në intervistën me gazetarin Nertil Agalliu.

E pyetur për ecurinë e fushatës Çollaku u shpreh se fryma është shumë pozitive dhe pse fushata nisi me vonesë.

“Ka një trend pozitiv, një rritje të rëndësishme, nga momenti kur e nisëm zyrtarisht fushatë. Është një fushatë që e nisëm me vonesë, arsyet dihen se pse ne e shtymë deri në limite nisjen e fushatës, por ka një frymë shumë pozitive. Sigurisht vështirësitë shtohen kur jemi përballë të gjithëve në këto zgjedhje por situata është shumë pozitive dhe optimiste”, tha ndër të tjera e pesta në listën e Partisë Demokratike për Këshillin Bashkiak të Tiranës, Mirlinda Çollaku.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja