2 tragjedi të reja detare me 44 të
vdekur në Egje, mes tyre 20 fëmijë

2 tragjedi të reja detare me 44 të<br />vdekur në Egje, mes tyre 20 fëmijë
Dy tragjedi të reja me viktima refugjatë dhe emigrantë janë regjistruar mëngjesin e së premtes në ujërat e Egjeut, në Greqi. Të paktën 44 persona, midis tyre 20 fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e mbytjes së barkës që i transportonte nga brigjet turke drejt ishujve grek të Farmakonisit dhe Kalolimni-t.

Autoritetet bëjnë me dije se shumë persona rezultojnë të humbur.
 
Menjëherë, një anije e marinës detare greke ka shkuar në zonë dhe ka mundur të shpëtojë një vajzë, ndërsa 40 refugjatë të tjerë kanë mundur të dalin vetë në breg.
 
Ndërkohë, në zhvillim është një operacion shpëtimi në ujrat detare pranë ishullit Kalolimni.
 
Deri tani janë shpëtuar 26 refugjatë dhe janë gjetur trupat pa jetë të 14 personave. Në operacion marrin pjesë një helikopter Superpuma, 3 anije të marinës detare greke dhe disa skafe private.
 
Organet greke shprehin shqetësimin se numri i viktimave mund të jetë shumë më i madh, pasi sipas të shpëtuarve, në barkën e mbytur thuhet se ndodheshin nga 70 deri në 100 vetë.


Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Ja pamjet e Plarent Dervishajt dhe Juljan Meçajt nga ambientet e Policisë në Tiranë

FOTO/ Ja pamjet e Plarent Dervishajt dhe Juljan Meçajt nga ambientet e Policisë në Tiranë