2 varkat e shpëtimit për pasagjerët
e “Norman Atlantic” në Seman

2 varkat e shpëtimit për pasagjerët<br />e “Norman Atlantic” në Seman
Dy nga varkat e shpëtimit të cilat u bënë pjesë e operacionit të shpëtimit të pasagjerëve të tragetit “Norman Atlantic” të përfshirë nga flakët mëngjesin e së dielës ka mbërritur në bregun shqiptar e përkasisht në afërsi në vijën bregdetare të Darzezës, në grykëderdhjen e Vjosës.
 
A1Report ju sjell pamjet e varkave të shpëtim, njëra është në ngjryrë të verdhë dhe tjetra portokalli. Po ashtu në një largësi jo të madhe duket edhe trageti “Norman Atlantic” i cila tashme gjendet në fatin e rrymave detare.
 
Trageti i boshatisur mund të shihet me sy të lirë, ai ndodhet vetëm pak milje larg bregut të Semanit.
Po ashtu banorët dalluan anijet dhe helikopterët të cilët ishin duke kryer operacionet.
Afrimi i tragetit me brigjet shqiptare ka avancuar gjatë mesditës të së hënës kur operacioni i evakuimit ishte drejt përfundimit.
 
Ky avancim i tragetit “Norman Adriatic” u frenua pasi u dërguan disa rimorkiatorë. Banorët e zonës ishin ata që njoftuan për mbërritjen e varkës së parë të shpëtimit në tokën shqiptare dhe vetëm disa minuta më pas në brigjet shqiptare erdhi edhe varka e dytë e shpëtimit. Banorët kanë parë edhe pasagjerët e fundit të cilët u shpëtuan nga trageti me helikopter.
 
Brenda kësaj varke shpëtimit ndodhen vetëm disa pako me ushqime për emergjencat.
Ndërkohë mësohet se rojet kufitare po kryejnë vazhdimisht kontrolle në zonë për ndonjë prej trupave të personave të zhdukur.

Fotolajm/ Deti sjell në Seman varkën e shpëtimit, shqiptarët në 'inspektim'
Një nga varkat e shpëtimit e anijes "Cruise Europa Palermo" e cila u bë pjesë e operacionit të shpëtimit të pasagjerëve të tragetit “Norman Atlantic” të përfshirë nga flakët mengjësin e së dielës ka mbërritur në bregun shqiptar e përkasisht në brigjet e Semanit.

Pas evakuuimit të disa prej pasagjerëve në këtë varkë, dallgët e kanë sjellë atë bosh në brigjet tona.

Sigurisht ajo nuk i ka shpëtuar vëmendjes së shqiptarëve të cilët menjëherë e kanë “inspektuar”.

Siç shohim edhe në foto, dallohet një fëmijë i cili mban në duar disa nga konservat ushqimore të kësaj varke shpëtimi.

varka e shpetimit

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Flakët e zjarri përfshijnë edhe Llogaranë, Report Tv siguron pamjet

Flakët e zjarri përfshijnë edhe Llogaranë, Report Tv siguron pamjet