2 vendet meritojnë negociatat, ambasadori maqedonas nga Pusteci: Nuk duam të ndahemi nga Shqipëria.

Ambasadori i Maqedonisë së Veriut deklaroi se procesi për negociatat duhet të vazhdojë bashkërisht me Shqipërinë, duke iu përgjigjur kështu Kryeministrit Rama, i cili me herët ka deklaruar se do kërkojë ndarjen nga RMV, nëse nuk zgjidhet çështja me Bullgarinë.

Nga Bashkia minoritare e Pustecit, ambasadori i RMV, Dancho Markovski i është përgjigjur Kryeministrit Rama lidhur me deklaratën për ndarjen e dy shteteve përgjatë procesit të integrimit.

"Duam të arrijmë me Bullgarinë një marrëveshje me baza të forta, sepse e dini që procesi është i gjatë dhe nuk dua të ngelen më pas probleme . Lidhur me deklaratën e Ramës, mund të them se ne po bëjmë rrugëtimin së bashku dhe në këtë moment ne jemi bashkë".

Megjithatë shton diplomati maqedonas vendimin do ta marrë Brukseli.

"Unë mendoj si Shqipëria dhe RMV i kanë mbaruar detyrat  dhe procesi nëse do të ndahet apo jo ngelet për tu parë. Komisioni Europian ka thënë disa herë që janë përmbushur kushtet por deri tani nuk e kanë mbajtur fjalën", tha ai.

Kryeministri Edi Rama një javë më parë ka deklaruar se nëse Këshilli Evropian nuk arrin deri në qershor të çajë murin e vendosur nga Bullgaria për Republikën e Maqedonisë së Veriut, do insistojë që Shqipëria të trajtohet veçmas. Ndërkohë Bullgaria ka vendosur kushtin që RMV-ja të regjistrojë bullgarët në Kushtetutën e saj, në mënyrë që të avancohet në procesin e integrimit europian.

Mendon se brenda Qershorit do të zgjidhet çështja me Bullgarinë për negociatat dhe si e sheh kërkesën e Ramës për tu ndarë në rrugën e negociatave?

Këto janë pyetje interesante tani, dua tu them që ne jemi të përkushtuar në bisedimet me bullgarinë dhe do të jemi deri në fund, atë çfarë duam të arrijmë me Bullgarinë është një marrëveshje me baza të forta, sepse e dini që procesi është i gjatë dhe nuk dua të ngelen më pas probleme apo të ngelen çështjet e hapura ndërsa përsa i përket pyetjes tjetër për Ramen lidhur me atë çfarë ka thënë, unë mund t’iu them  që ne së bashku me republikën e Shqipërisë po bëjmë rrugëtimin së bashku dhe në këtë moment ne jemi së bashku.

Mund tu them që procesi i zgjerimit varet dhe nga vendet anëtare të BE, në këto momente kemi ca iniciativa nga Macron por mendoj se është Brukseli që do të thotë në cilin drejtim do ecim. Atë që po përpiqen kryeministri Rama dhe Kovacefski është që ti tregojnë Brukselit se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë vende që gjenerojnë stabilitet dhe me luftën në Ukrainë e pamë sa e rëndësishme është kjo.

Unë mendoj si Shqipëria dhe Maqedonia i kanë mbaruar detyrat e tyre dhe procesi nëse do të ndahen apo jo ngelet për tu parë. Komisioni evropian ka thënë disa herë që janë përmbushur kërkesat por deri tani nuk e kanë mbajtur fjalën.

Nëse procesi i integrimit do bëhet akoma ma i ngadaltë a rrezikohet rajoni të bjerë pre e..

Nuk po flasim për dy shtete këtu! Kemi Kosovën, Bosnjën, Malin e zi dhe Serbinë! Flasim për një rajon më të gjerë. Është normale që të mendohet që lënia e këtyre vendeve të këtyre vendeve jashtë Evropës mund të ketë ndikime të forcave të 3ta,të gjithë jemi të ndërgjegjshëm që bota po përballet me një krizë të madhe duke parë edhe si një ndarje edhe bashkive ndërkombëtare.

Pyetje për Ballkanin e hapur a ka dështuar projekti duke qenë se janë vetëm 3 vende, Shqipëria, Maqedonia dhe Serbia.

Jo! ‘Ballkani i hapur’ po jep rezultate të mëdha dhe pozitive, muajin e ardhshëm do ketë takim të 3 liderëve, kemi dëgjuar sinjale pozitive nga kryeministri ri i malit të zi, atë çfarë dua të them është që 4 liritë, janë për qytetarët ose për përfitime ekonomike dhe jo për marrëveshje politike.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg