Koronavirusi/ PD akuza Manastirliut: Po aktroni me masat! Ministria e Shëndetësisë: Mos përhapni panik, karantina plotëson standardet

Shënimi i dy viktimave në Itali nga koronavirusi, solli mbledhjen e Task-Forcës për parandalimin, kontrollin dhe mbrojtjen ndaj tij, nën drejtimin e ministres Ogerta Manastirliu. Gjatë mbledhjes u vendosë shtimi i masave të sigurisë në pikat kufitare duk dyfishuar personelin shëndetësor si dhe përforcim të pikave të kontrollit për çdo udhëtar që vjen nga harta gjeografie e vendeve të prekura nga koronavirusi.Pas mbledhjes se task-forcës ka reaguar edhe Partia Demokratike, e cila ka hedhur akuza ndaj ministres Manastirliu se po aktron në lidhje me situatën dhe se nuk po kupton që koronavirusi  'është te porta'. Ato kanë akuzuar se vendi nuk ka një karantinë për rastet, por i menjëhershëm ka qenë reagimi i ministrisë, duke thënë se situata të mos përdoret për politikë dhe të mos përhapet panik. Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha se karantina plotëson të gjitha standardet dhe se janë dyfishuar kontrollet, masat dhe personeli mjekësor në pikat kufitare, portuale dhe aeroporte. 

Pas diskutimeve mes ekspertëve dhe drejtuesve të institucioneve për të rritur kontrollin për parandalimin e depërtimit të koronavirusit, ku u vendos:

-Dyfishim të personelit në Njësitë Shëndetësore në pikat kufitare, aeroport, porte dhe pika kufitare tokësore.

-Përforcim i kontrolleve në pikat kufitare, për çdo udhëtar për cdo udhëtar që vjen nga harta gjeografike e vendeve me shpërthime komunitare, e përcaktuar nga OBSH.

-Shtimi i informacionit dhe rritja e vizibilitetit të mesazheve në pikat kufitare, për të dhënë më shumë informacion për udhëtarët mbi vetëdeklarimin në strukturat shëndetësore, në rast të një shenje klinike apo kontaktit me raste të konfirmuar me koronavirus në këto vende.

-Rritja e sasisë së mjeteve të mbrojtjes personale për të gjitha hallkat e shërbimit, nga pikat kufitare, në strukturat shëndetësore spitalore e deri në nivel të diagnozës laboratorike', shkruhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Gjithashtu u vendos që masa e karantinës do të vijojë për personat që vijnë nga vendet e prekura nga koronavirusi . Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Task-Forca për parandalimin e depërtimit dhe përhapjes së koronavirusit të ri REKOMANDON të gjithë qytetarët që kanë udhëtuar nga vendet e prekura, të telefonojnë në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 në rast të shfaqjes së çdo shqetësimi apo shenje klinike, pa u drejtuar menjëherë në spital.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:04
'Mos përhapni panik'! Zv.ministrja e Shëndetësisë i përgjigjet PD: Karantina plotëson standardet, po bëni politikë me koronavirusin

Akuzave të Partisë Demokratike se Ministria e Shëndetësisë nuk po jep transparencë po dhe aktron me masat e marra në pikat kufitare kur koronavirusi është kaq pranë Shqipërisë, ka sjellë reagimin e zëvendësministres së Shëndetësisë, Mira Rakacolli e cila bëri thirrje që opozita të mos e përdor këtë situatë për të bërë politikë dhe të përhapi panik.

Rakacolli tha se struktura e karantinës është përcaktuar që në mbledhjen e dytë pas vendosjes së kontrolleve për koronavirusin dhe plotëson të gjitha standardet, ndërsa shtoi se janë marrë të gjitha masat për përballimin e situatës.

'Një sqarim për qytetarët, në lidhje me situatën më të fundit të Koronavirusit. Komiteti teknik me mjekë dhe ekspertë nga Instituti i Shëndetit Publik, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore, në bashkëpunim edhe me përfaqësues të zyrës së OBSH në Tiranë, në paketën e masave teknike për përballjen me COVID 19, që prej mbledhjes së dytë të tij, ka përcaktuar me vendim të posaçëm strukturën e karantinës. Kjo strukturë përmbush të gjitha standardet e përcaktuara nga OBSH, në përputhje me rregulloren ndërkombëtare të shëndetit. Po sipas këtyre kritereve kjo strukturë vihet në funksion vetëm në bazë të një rregulloreje të miratuar, dhe vetëm në rast se do të jetë e nevojshme, ashtu siç e përkufizon OBSH. Në vijim të shfaqjes së disa rasteve sporadike të përdorimit të situatës me Koronavirusin për qëllime politike, Ministria e Shëndetësisë e konsideron përhapjen e panikut për këto qëllime, si të fundit gjë për të cilën kanë nevojë qytetarët në këto momente. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale garanton se Komiteti Teknik ka marrë të gjitha masat, siç është bërë e ditur dhe në komunikimet tona të përditshme, për parandalimin e shfaqjes së virusit, në përputhje me të gjitha rekomandimet që jep OBSH, me ekspertët e të cilës janë pjesë e Task- Forcës së ngritur, Komiteti Teknik është në komunikim dhe konsultim të vazhdueshëm', shkruan në Facebook Rakacolli.

Ora 13:37
'Duhet transparencë e masave në kufi'! PD-Manastirliut: Mjaft me aktrimin, koronavirusi është te porta

1582375188_SPAHIASHEHU.jpg

Partia Demokratike e ka cilësuar përhapjen e rasteve me koronavirus dhe shënimin e dy viktimave në Itali një rast emergjent për Shqipërinë, pasi një gjë e tillëka ndodhur në një vend që ndodhet kaq pranë nesh. Ish deputetët Bardh Spahia dhe Tritan Shehu, përmes postimeve në rrjetet sociale, i cilësuan masat e marra nga Task Forca në Ministrinë e Shëndetësisë të pamjaftueshme dhe se duhet një transparencë publike në lidhje më të gjitha rastet, masat dhe mungesat në pikat kufitare, portet dhe aeroportet. Ish deputetët ngrenë shqetësimin e mungesës së karantinës, ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë është shprehur se karantina është gati dhe do të trajtohet si një strukturë spitalore.

Spahia i bën thirrje ministres Manastirliu se tashmë që rreziku i prezencës së koronavirusit në Shqipëri është me eminent se kurrë, nevojiten masa drastike e transparente dhe se nuk ka më kohë për shfaqet.

 'Tashmë jemi në situatën që koronavirusi ka prekur dhe po bën viktimat e para edhe në Itali ( madje 5 të infektuar janë personel mjekësor) një vend me të cilin kemi shkëmbime të shumta dhe lëvizje njerëzish e mallrash. Kjo është një situatë tejet shqetësuese për qytetarët shqiptarë dhe një kambanë alarmi për çdo profesionist të fushës por mesa duket nuk e prek aspak ministren Manastirliu. Në mbledhjen e sotme të Task Forces ende flitet për forcime masash në kufi për pasagjerët që vijnë nga vendet endemike, masa të cilat deri tani janë pothuaj inekzistente. Por me situatën në shtetin fqinj koncepti i vendeve endemike bie totalisht. Nuk di çfarë quan masa në kufi ministrja por kurrsesi disa pyetje që u bëhen udhëtarëve nga policët që kanë një formular për ta plotësuar në rast dyshimi, nuk janë masa. Ndërkohë asnjë transparencë publike për mungesat thelbësore në pajisjen e personelit shëndetësor me mjete mbrojtëse të posaçme. Asnjë fjalë as për një shqetësim madhor që e kemi denoncuar që në fillim të përhapjes se koronavirus për mungesën e qendrës së karantinës që me sa kuptohet nga reagimet e sotshme nuk qenka ngritur ende dhe askush nuk e di ku do ngrihet dhe a i plotëson kushtet për të qenë e tillë. Asnjë masë informuese apo trajnim për personelin e shërbimit parësor për masat që duhen marrë dhe trajtimin e ndonjë rasti të mundshëm. Zonja ministre tashmë rreziku i prezencës së koronavirusit në Shqipëri është me eminent se kurrë. Nevojiten masa drastike e transparente, hiqni dore nga aktrimi. Koha e shfaqjeve ka mbaruar', shkruan Spahia

Ndërsa Tritan Shehu tha se task-forca nuk duhet të ngatërrojë veten me ish Byronë Politike, ndërsa kërkon transparencë në çdo masë, akt apo veprim të kryer në pikat kufitare në lidhje me parandalimin e koronavirusit.

'Task- Force për Koronavirusin nuk duhet ta ngatërroje veten me ish Byronë Politike. Ajo strukture nuk ka asnjë te drejte ligjore a profesionale te deklaroje ashtu si po lexoj tashti, qe “e kane përcaktuar vendin ku do te vendoset karantina nqs do te nevojitet”, por pa bere publike vendin, kushtet, kriteret etj, elemente te domosdoshëm këto për transparencën ne çdo vend demokratik te botes. Nqs Rilindja po i mban ata kolege si ne boten e Kim Jong-unit, fatkeqësi edhe për ata për sa kohe nuk do te dalin prej asaj ndrydhje. Te tilla “bote” nuk mund te kthehen përsëri tek ne, pavarësisht tentativave. Megjithatë edhe ne kushtet tona aktuale ajo Task ka një obligim te qarte ligjor, për te gjithë pjesëtaret edhe individualisht, te beje transparente vendimet e konkluzionet e saj. Akoma me keq është nqs janë te detyruar te fshehin mos ekzistencën e strukturave, fondeve, strategjive, përfshi dhe Karantinen mbas një “sekreti” anti kushtetues. Ne fund te fundit ato struktura imagjinare mund te duhet te vihen ne prove edhe sot a nesër, gjë qe pavarësisht se asnjë nuk e dëshiron, përsëri mund te ndodhe. E vërteta duhet thënë qarte sido që të jete, masat duhen marre transparente e me gjithëpërfshirje, Italia e Greqia janë shume afër e te gatshme për te na asistuar ne shkalle te gjere. Ne Itali numri i te prekurve ne pak ore po arrin 40', shkruan Shehu.

Ora 12:22
Koronavirusi/ Vijojnë kontrollet në Portin e Durrësit! Ministria e Shëndetësisë: Harta e kontrolleve u shtua me Iranin dhe Italinë.

Autoriteti Portual i Durrësit konfirmon se kontrollet për parandalimin, kontrollin dhe mbrojtjen ndaj koronavirusit vijon me të njëjtin ritëm, ndërsa harta e kontrolleve të pasagjerëve është shtuar me Irain de Italinë. Procedurat e kontrollit për sëmundjet infektive që në momentin e parë të ngritjes së grupit Task Force për menaxhimin e situatës lidhur me epideminë e koronavirusit vijon të jetë e njëjtë, por me shënimin e dy viktimave në Italinë fqinje pritet të shtojë masat. Kjo në fakt u vërtetua gjatë mbledhjes Ministrisë së Shëndetësie me Task Forcën, ku u vendos dyfishim i masave të kontrollit dhe personelit. Ky personel do të shtohet jo vetëm për portin e Durrësit por për të gjitha pikat hyrëse në territorin e Shqipërisë.

Për momentin puna vijon me të njëjtën procedurë  në sektorët e veçantë të kontrollit për sëmundjet infektive. Pasagjerët nuk kontrollohen një për një, por ato persona të cilët kanë pasur lidhje me vendin e origjinës së  virusit dhe ata të cilët kanë shenja të sëmundjes, kalojnë në kontrollin e posaçëm nga mjekët e vendosur në sektorët kontrollues. Në mbledhjen e sotme nga Task Forca por dhe gjatë deklaratës së drejtueses së Shërbimit të Inteligjencës Epidemiologjike Eugena Tomini, tha se tashmë pasagjerët që vijnë nga zonat e prekura dhe të shënuara në hartën e OBSH do të kontrollohen një më një dhe harta e peronave të përfshirë në kontroll janë shtuar edhe me Iranin dhe Italinë, pas përhapjes së koronavirusit në këto dy vende.

"Pas evidentimit të dy rasteve në Itali, u mblodh Task Forca ku u dyfishuan kontrollet në pikat kufitare dhe personelin mjekësor. Task forca vendosi masa të paracaktuara të kalojnë në nivel më të lartë të parakarantinimit. Karantina është përcaktuar si strukturë spitalore. Të gjithë qytetarët për çdo shenjë të njoftojnë qendrën kombëtare shëndetësore. Masat janë për kontrollet e personave qe vijnë tashmë edhe nga Irani dhe nga Italia" u shpreh Tomini.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja