2 viktima nga COVID në vend, rritet sërish numri i rasteve të reja të infeksionit! 522 persona të sëmurë në 24 orët e fundit

2 viktima nga COVID në vend, rritet sërish numri i rasteve të reja të infeksionit! 522 persona të sëmurë në 24 orët e fundit

Foto ilustruese

Dy persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në vend, si pasojë e koronavirusit, ndërsa ka shënuar rritje edhe numri i rasteve të reja të infeksionit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë regjistruar 522 persona të infektuar me COVID në 24 orët e fundit, nga 477 një ditë më parë.

Nuk kanë mundur të fitojnë betejën me COVID një qytetar 67 vjeç nga Elbasani dhe një qytetar 84 vjeç nga Mati.

Rastet e reja të infkesionit janë regjistruar në: 193 raste në Tiranë, 75 në Shkodër, nga 22 raste në Durrës, Vlorë, nga 16 raste në Lezhë, Sarandë, nga 15 raste në Malësi e Madhe, Fier, nga 13 raste në Vau i Dejës, Kamëz, 12 në Berat, 11 në Korçë, nga 9 raste në Rrogozhinë, Lushnje, nga 8 raste në Elbasan, Peqin, 6 në Kurbin, nga 5 raste në Krujë, Dibër, Divjakë, 4 në Patos, nga 3 raste në Kukës, Kavajë, Roskovec, Përmet, nga 2 raste në Pukë, Has, Mat, Gjirokastër, Kuçovë, Poliçan, Gramsh, Librazhd, nga 1 rast në Mirditë, Shijak, Klos, Himarë, Këlcyrë, Tepelenë, Maliq, Pogradec, Kolonjë, Dimal, Cerrik, Belsh.

Aktualisht janë 4204 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, ku në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 59 pacientë.

Janë shëruar 98 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,920 që nga fillimi i epidemisë. 

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar 137,597 raste pozitive me COVID, ku raste aktive janë 4204. Numri i viktimave ka shkuar në 2,473.

Muaji Gusht është muaj i hapur i vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç, ndërsa Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve që të vaksinohen.

Statistika (19 Gusht 2021)

Raste të reja ditore         522

Të shëruar në 24 orë       98

Të shtruar në spitale       59

Humbje jete në 24 orë     2

Testime ditore                 6662

 

Testime totale             979,532

Raste pozitive             137,597

Raste të shëruara         130,920

Raste Aktive                    4204

Humbje jete                     2,473

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             1596

Shkodër          682

Vlorë               381

Fier                  378

Durrës             230

Elbasan           216

Lezhë              211

Berat               141

Gjirokastër       139

Korçë               92

Kukës              85

Dibër                 53

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Viti i Ri vjen me diell, por vishuni mirë! Parashikimi i motit për 31 Dhjetorin e ditët e para të Janarit

Viti i Ri vjen me diell, por vishuni mirë! Parashikimi i motit për 31 Dhjetorin e ditët e para të Janarit