TIRANE - Shkarkimi i Ministrit të Financave Shkëlqim Cani erdhi pas dy vitesh me mosrealizime të dukshme në tatime dhe dogana. Si në vitin 2014, ashtu dhe në 2015, Këshilli i Ministrave u detyrua të rishikojë buxhetet, duke ulur dukshëm planin e të ardhurave, njëherësh duke tkurrur edhe shpenzimet. Në vitin 2015 u regjistrua edhe rekordi i rishikimit të buxhetit për plot tre herë, ndërkohë që borxhi publik po në këtë vit shënoi shifrën rekord prej 72%
Në dhjetor të vitit 2015, buxhetit të shtetit i munguan plot 20 miliardë lekë, afërisht 200 milionë dollarë. Megjithëse uli dukshëm pritshmëritë në mesin e vitit 2015, të ardhurat buxhetore në dhjetor rezultuan 5% më të ulëta se plani. Nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar janë mbledhur në dhjetor 5.6% të ardhura më pak se plani, ose minus 5.6 miliardë lekë. Ndërkohë që ka qenë akciza taksa me performancën negative, me një mosrealizim prej 13% krahasuar me planin, ose 5.8 miliardë lekë më pak se parashikimet e gjysmës së vitit.
Me mosrealizim rezultoi edhe viti 2014, pavarësisht rritjes së disa taksave të ndërmarra nga Qeveria socialiste menjëherë pas marrjes së pushtetit. Të ardhurat e buxhetit të konsoliduar për periudhën 12mujore arritën në 366.7 miliardë lekë, 0.3 për qind më pak se parashikimi për 12 mujorin. Të ardhurat tatimore për periudhën 12 mujore arritën në 335.9 miliardë lekë, 0.3 për qind më pak se parashikimi për vitin 2014 sipas buxhetit vjetor të ndryshuar. Të ardhurat nga tatimet dhe doganat arritën në nivelin 253.4 miliardë lekë ose rreth 7 miliardë lekë më pak se parashikimi , ndërsa të ardhurat nga pushteti vendor arritën në 12.4 miliardë lekë, 2.6 për qind më pak se të ardhurat e planifikuara për këtë periudhë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
48.9%
-
Jo
36.8%
-
Nuk e di
14.2%
Vota total: 1330
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Moti i keq, Lezha në terr! Mijëra banorë të 6 njësive dhe Shëngjinit pa energji elektrike prej 3 ditësh, shkak defektet në rrjet! (VIDEO)
13 Janar, 18:55
-
Ngjela në Report TV: Si mund t’i fitojë zgjedhjet kryetari i një partie i shpallur ‘non grata’ nga SHBA! Këta menduan se ishin të paprekshëm, Rama i qetë
13 Janar, 18:42
-
Shqipëri, shqetësim në rritje mbi dhunën në rrjete sociale te të miturit
13 Janar, 18:42
-
Rama në Romë, merr pjesë në prezantimin e ‘Giro d'Italia’, kryeministri: Sporti italian ka pasur influencë të jashtëzakonshme në Shqipëri! Tajani: Gati t’ju presim në BE
13 Janar, 18:35
-
SHBA kufizon eksportin e mikroprocesorëve në mbarë botën
13 Janar, 18:29
-
Ngjela në ‘Studio Live’: SPAK po godet, tani të ngrejë nivelin! Berisha me psikikë të pandehuri! I besoj Blinkenit, tha ‘do e shpëtojmë Shqipërinë nga korrupsioni’
13 Janar, 18:26
-
Zjarret në Los Anxhelos/ Beyonce dhuron 2.5 milionë dollarë për të prekurit
13 Janar, 18:15
-
Shefi i NATO-s pret që zgjedhjet në Kosovë të mos ndikojnë në destabilizimin e situatës
13 Janar, 18:06
-
Kallëzoi Berishën në SPAK për falsifikimin e datëlindjes, Idajet Beqiri: Ia thashë në sy në 1997, je kriminel! Tropojanët e tij më rrahën dhe masakruan
13 Janar, 18:04
-
Kallëzoi Berishën për falsifikimin e datëlindjes, avokati Beqiri zbulon: E di Malësia e Gjakovës ç'ndodhi në shtëpinë e Saliut në 1943 dhe pjellë e kujt është
13 Janar, 17:55
-
Rusia dhe Irani pritet të nënshkruajnë marrëveshje të partneritetit strategjik
13 Janar, 17:50
-
Zbulohet tuneli i karteleve të kokainës mes SHBA dhe Meksikës! I blinduar, 4 metra i gjerë dhe 6 metra i lartë (VIDEO)
13 Janar, 17:36