2 vite nga tërmeti, Laçi ende pa spital! 70 mijë banorë i drejtohen Lezhës apo Tiranës për shërbime! Qytetari: Këtu punon Erdogani, po spitalin s'po na e bën

Dy vite pas tërmetit, Kurbini vijon të jetë pa spital. Godina u shkatërrua nga lëkundjet sizmike të 26-nëntorit të vitit 2019-të dhe u shemb për t'i hapur rrugë rindërtimit të spitalit të ri. Por pavarësisht premtimeve se spitali do të ishte gati brenda një kohë të shpejtë, puna ende nuk ka përfunduar.

Në mungesë të spitalit, 70 mijë banore të Kurbinit detyrohen të udhëtojnë drejt Lezhës apo Tiranës për të marrë shërbimin shëndetësor.

"Spitali nuk ka filluar ende, janë hapur dy gropa por ende. 70 mijë banorë pas spital, imagjino se çfarë shteti kemi n. Nuk ka spital,  shkojmë në Lezhë apo Tiranë", tha një banor.

"Nuk ka spital, po ndërtohet. Të gjithë kanë rëndësinë e vetë dhe strehimi, por spitali duhet", tha një tjetër.

"Këtu ka punuar Erdogani , spitali duhet të ishte bërë më herët, janë duke bërë shkaka ato", tha një qytetar.

Afati i përfundimit të spitalit të ri në Laç ka qenë qershori i këtij viti, por me ritmin e deritanishëm të punimeve duket e vështire që spitali të jetë gati edhe brenda këtij viti.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aaa: 26/11/2021 13:16

    I kanë das U kanë dashtë shumë gjithmonë Turqit ju mirditorëve,edhe pas periudhës së Skënderbeut edhe në ndërtimin e rrugës së Kombit ( sidomos këtë të dytën ????????????????)! Kështu që nuk do t'u lënë pa spital.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion