2 vjet pas tragjedisë rihapet në Xhenova, Ura Morandi! Conte: Po punojmë të gjithë për rilindjen e qytetit (VIDEO)

Një minutë heshtje u mbajt të premten në Xhenova të Italisë, pikërisht në momentin  kur ura “Morandi” u shemb, 2 vite më parë, duke vrarë 43 persona, mes të cilëve gjendeshin edhe 2 shtetas shqiptarë.  Ura u shemb gjatë një stuhie, duke bërë që shumë automjete të binin në lumë.

I pranishëm në inaugurim ishte Kryeministri i vendit Giussepe Conte tha se ai dhe qeveria e tij po bëjnë të pamundurën për rimëkëmbjen e Xhenovës.

“Po punojmë me administratën lokale dhe me të gjithë komunitetin në mënyrë që qyteti të rilindë. Premisat janë në vendin e duhur dhe ne do të vazhdojmë punën. Me planin e ri për rimëkëmbjen kombëtare Xhenovës do t’i kushtojmë vëmendje të veçantë”,.

Në një fjalim tejet të ndjerë arkitekti i urës Renzo Piano theksoi se rindërtimi I kësaj ure nuk ishte një mrekulli por ishte një arritje e punës së madhe, përpjekjeve dhe sakrificave të gjithëve, në veçanti të popullit të Xhenovas.

Ceremonia u mbajt në urën e re që u inaugurua më 3 gusht dhe pse shume nga familjarët munguam aty.

Tragjedia vuri në dukje gjendjen e rëndë në të cilën ndodhen rrugët, urat dhe hekurudhat e vendit. Ura e re është e pajisur me struktura mbrojtëse të cilat ndihmojnë atë në rast erozioni.

1597493661_102.jpg

1597493645_99.jpg

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren