20 ha tokë Balilit, Balla: Të 
ndiqen penalisht zyrtarët e LSI 

20 ha tokë Balilit, Balla: Të <br />ndiqen penalisht zyrtarët e LSI <br>
Pas denoncimit nga Erion Braçe se Ministria e Bujqësisë i ka dhënë në 2016-ën 20 ta tokë familjarëve të Klement Balilit, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla kërkoi që LSI të ishte e pranishme në sallë. Ai kërkoi gjithashtu ndjekje penale për zyrtarët që kanë firmuar dhënien e tokave për Balilin. 

 

"Janë dhënë toka shtetërore një personi në kërkim, Klement Balilit. Opozita nuk mund të mungojë në këtë sallë. Është partia e Balilit, LSI dhe ata duhet të jenë këtu bashkë me opozitën tjetër. Të jenë dëshmitarë, sesi një zyrtar i ka dhënë toka shtetërore Klement Balilit dhe familjes së tij. Nxis Ministrinë e Bujqësisë për audit dhe kallëzime penale për zytarët që kanë shpërblyer me toka bujëqësore Klement Balilin dhe kriminelë të tjerë", u shpreh Balla.

 

Gjatë interpelancës me ministrin e Bujqësisë, deputeti socialist Erion Braçe, ka bërë publike kontrata të lidhura mes ministrisë së Bujqësisë dhe kompanive të familjes Balili në vitin 2016, kur ky dikaster drejtohej nga ministri i LSI, Edmond Panariti. “Kjo është një kontratë e nënshkruar në 20/5/2016 midis Ministrisë së Bujqësisë dhe kompanisë Balili & Co, ku Ministria vendos në dispozicion të kësaj kompanie 20 hektarë tokë në dispozicion. Kjo kontratë është lidhur kur partnerët tanë kanë shpallur në kërkim Klemend Balilin. Kjo është një tradhti shumë e madhe ndaj policisë tonë”, është shprehur Braçe.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Trafik armësh drejt Britanisë së Madhe, GJKKO lë në 'arrest me burg' 3 të arrestuarit, 3 të tjerë në kërkim

Trafik armësh drejt Britanisë së Madhe, GJKKO lë në 'arrest me burg' 3 të arrestuarit, 3 të tjerë në kërkim