20 milionë artikuj dhe 200 vite trashëgimi, zjarri “shkrumbon” Muzeun Kombëtar të Brazilit (VIDEO+FOTO)

Muzeu Kombëtar i Brazilit në Rio de Janiero është përfshirë nga flakët. Ky institucion, me një trashëgimi rreth 200-vjeçare, u përfshi nga flakët gjatë mbrëmjes së djeshme. Në ndërtesë ndodheshin rreth 20 milionë artikuj dhe përmbledhje. Mediat raportojnë se fatmirësisht nuk ka patur njerëz të lënduar. Ende nuk është bërë një bilanc për dëmet dhe sasinë e artikujve të djegur.

Ky muze ka shërbyer si një vendbanim për familjen mbretërore portugeze, dhe në janar të 2018-ës festoi 200 vjetorin.

Bibliotekari Edson Vargas da Silva ka thënë se ndërtesa ka patur një përbërje druri në dysheme, dhe shumë letra dhe dokumente, çka ka sjellë djegien më të shpejtë të këtij Muzeut.

Ky muze, ka qenë për shumë vite i pafinancuar, e sot vjen me pasoja shkatërruese për trashëgiminë e Brazilit.

Një nga anëtarët e stafit tha se e kanë patur thuajse të pamundur sigurimin e fondeve për burimet njerëzore të godinës ku ndodhej muzeu.

Pamje nga zjarri që ra në Muzeu Kombëtar të Brazilit

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Ça do më bësh', përplasje e fortë mes Lart Vasilit dhe G-Banit: I pafe, njeri i errësirës

'Ça do më bësh', përplasje e fortë mes Lart Vasilit dhe G-Banit: I pafe, njeri i errësirës