
Autorët kanë qëlluar me 20 plumba me breshëri automatiku në drejtim të biznesmenit Spiro Iljadhi, 35 vjeç, në Sarandë i cili ka marrë disa plagë. Plumbat kanë kapur edhe një kalimtar. Të plagosurit u transportuan me urgjencë në spitalin e Sarandës, më pas biznesmeni u transportua me helikopter drejt Tiranës . Pollicia aktualisht po heton në lidhje me ngjarjen dhe po këqyr dhe kamerat e sigurisë. Nga plumbat është dëmtuar dhe një automjet tip “Rang Rover”.
Lajmi kryesor:
Qëllohet me 20 plumba pronari i 'Orange' në Sarandë, në gjendje të rëndë te Trauma! Plagoset edhe pushuesi! Autorë, 2 vëllezër e shoku i tyre nga Tepelena! Policia: Shkak një konflikt i çastit








