20 plumba drejt pronarit të ‘Orange’ në Sarandë, arrestohet 1 nga 3 autorët, pranon krimin! Ndalohet edhe vetë pronari, qëlloi edhe ai me armë! Në pranga dhe një tperson, që tentoi t'i vinte sot zjarrin lokalit

Arrestohet Redjan Hadëri 33 vjeç një nga 3 autorët e ngjarjes së rëndë të ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm në Sarandë, ku u qëllua me 20 plumba në drejtim të pronarit të "Orange", Spiro Iljadhi 35 vjeç, afër lokalit të tij, ku rastësisht u plagos edhe pushuesi Marin Jano, 33-vjeç. Hadëri ka marrë përsipër autorësinë e krimit, ndërsa janë në kërkim bashkëpunëtorët e tij 2 vëllezërit Andrea Caushi  35 vjeç dhe Visi Caushi 33 vjeç.

Report Tv ka zbardhur edhe motivet e ngjarjesGjithçka ka nisur kur 3 autorët Andrea Caushi, Visi Caushi (vëllezër) dhe shoku i tyre Redjan Hadëri janë nxjerrë jashtë lokalit “Orange” nga roja i sigurisë së lokalit.

Arsyet se përse 3 autorët janë nxjerrë jashtë lokalit nuk dihen, por ata nuk e kanë lënë me kaq. Janë kthyer me armë duke goditur drejt lokalit dhe automjetit “Range Rover” të pronarit Spiro Iljadhi. Pasi ka dëgjuar krismat e armëve, Iljadhi ka dalë jashtë dhe ende nuk dihet me saktësi nëse e kanë zënë plumbat teksa po gjuanin me armë drejt lokalit apo nëse autorët kanë qëlluar me qëllim në drejtim të 35 vjeçarit. Biznesmeni u dërgua me helikopter drejt Tiranës dhe iu nënshtrua një operacioni te Trauma. Report Tv mësoi se plumbat e kanë prekur në bark dhe ka dëmtime të zorrëve. 

Një ditë më parë edhe policia tha se plagosja ka ndodhur pas një konflikti të çastit. Orange" është nje nga klubet e natës më të njohura në Sarandë, vend i organizimit të shumë spektakleve të këngëtarëve VIP. Pak ditë më parë Iljadhi, kishte hapur një filial të ri të lokalit "Orange" në Ksamil. Ai njihet si biznesmen në zonë dhe është pronar i lokalit "Bar Orange" në Sarandë dhe "Orange Pizza & Grill Lounge" në Ksamil. Iljadhi njihej gjithashtu edhe me emrin Ermal Iljazi, ndërsa shkurt thirrej 'Ero'. Mësohet se ai nuk ishte person problematik dhe me precedentë penalë. Pritet që kamerat e sigurisë të bëjnë zbardhjen e plotë të ngjarjes. Autorët pasi e kanë qëlluar, janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka ngritur pika kontrolli për kapjen e 2 të tjerëve, Andrea Caushi, Visi Caushi (vëllezër) të cilët kanë qenë bashkëpunëtorë në këtë plagosje me Hadërin.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:34
U plagos me breshëri plumbash pranë lokalit të tij në Sarandë, Policia ndalon Spiro Iljadhin: Qëlloi me armë zjarri

1624269421_1624262984spiroiljadhi2.jpg

Pronari i ‘Orange’ në Sarandë, Spiro Iljadhi, i cili mbeti i plagosur me armë zjarri një ditë më parë, është ndaluar nga Policia ditën e sotme.

Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se Iljadhi u shoqërua për shkak se ka qëlluar me armë zjarri ndaj tre autorëve të plagosjes së tij, Redjan Hadërit, i cili u arrestua ditën e sotme, dhe 2 vëllezërve Andrea Caushi  35 vjeç dhe Visi Caushi 33 vjeç.

"Ndalohet pronari i lokalit, i cili mbeti i plagosur me armë zjarri gjatë një konflikti me disa persona të tjerë.  

Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mëngjesin e ditës së djeshme, në lagjen Nr. 1, Sarandë, ku mbetën të plagosur me armë zjarri shtetasit S. I. dhe M. J., nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë ndalimi i shtetasit S. I., 35 vjeç, banues në Sarandë.  

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi nga veprimet hetimore ka rezultuar se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë ndaj personave të tjerë të përfshirë në konflikt, njeri prej tyre i ndaluar dhe 2 të tjerë të shpallur në kërkim nga Policia.  

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave, mbetur në tentativë dhe 'Armëmbajtja pa leje'", njofton Policia.

Ora 13:33
Dje u sulmua me armë, sot tentohet t’i vihet flaka bar ‘Orange’ në Sarandë! Pranga autorit

1624299512_djali.jpg

Luan Obzova

Bar "Orange" në Sarandë nuk gjen qetësi! Një ditë pas sherrit në lokal, sot është ndaluat një person që ta tentuar t'i vërë flakën zjarrit me benzinë. Në pranga ka rënë 32-vjeçari Luan Obzova nga Tepelena. Ai është kapur nga patrulla e policisë pranë lokalit teksa me vete mbante shishen me benzinë. Arrestimi i tij vjen pak orë pas arrestimit të autorit kryesor të ngjarjes, Redian Hadëri.
 
"Shërbimet e Komisariatit Sarandë parandalojnë një rast të tentativës për zjarrvënie të qëllimshme.  
 
Tentoi të digjte me lëndë djegëse një biznes, arrestohet në flagrancë 32-vjeçari, person me precedent kriminal në fushën e narkotikëve. 
 
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një shishe me lëndë djegëse që ky shtetas do të përdorte për të realizuar zjarrvënien dhe motomjeti me të cilin do të largohej. 
 
Shërbimet e Qarkullimit Rrugor, në bashkëpunim me Forcat e posaçme “Shqiponjat” dhe FNSH, në vijim të kontrollit të imtësishëm të territorit, patrullimit në të gjitha lagjet e qytetit dhe rrugicat pa ndriçim, në lagjen Nr. 1, nga patrulla e Qarkullimit Rrugor është konstatuar një shtetas i cili po kryente lëvizje të dyshimta me një motomjet dhe më pas ka ndaluar pranë një lokali në këtë lagje dhe ka tentuar ta djegë me një shishe me lëndë djegëse. Në momentin që ky shtetas ka vënë re patrullën ka tentuar të largohet, por është kapur dhe prangosur nga  shërbimet e Policisë.  
 
Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” mbetur në tentativë, i shtetasit L. O., 32 vjeç, banues në Sarandë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme hetimore.", njofton policia.

Ora 10:13
Plagosën pronarin e lokalit ‘Orange’ në Sarandë, arrestohet një nga autorët! Hadëri merr përsipër autorësinë e ngjarjes

1624263312_1624263287SpiroIljadhihaderi.jpg

Arrestohet Redjan Hadëri një nga autorët e plagosjes së Spiro Iljadhit pronarit të lokalit “Orange” në Sarandë. Hadëri ka marrë përsipër autorësinë e ngjarjes. Ai ka qëlluar në drejtim të Iljadhit së bashku me 2 të tjerë që janë ende në kërkim. 

Njoftimi i policisë:

Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mengjesin e ditës se djeshme, në lagjen Nr.1, Sarandë, ku mbetën të plagosur me armë zjarri shtetasit S. I., dhe M. J., nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë, u bë ndalimi i  shtetasit të shpallur në kërkim: R. H.,  33 vjeç, i dyshuar si bashkëpuntor i shtetasve  A. C., 35 vjeç dhe V. C., 33 vjeç (vëllezër) të shpallur në kërkim nga Policia.

Vijon puna intensivisht për kapjen e dy autorëve të tjerë të dyshuar të ngjarjes dhe vendosjen e tyre përpara përgjegjësisë ligjore. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare Sarandë, për veprime te mëtejshme hetimore.

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Braimllari: Njerëz pranë Metës kërkojnë të mos më bëjnë like dhe share

Braimllari: Njerëz pranë Metës kërkojnë të mos më bëjnë like dhe share