TIRANE- Në kujtim të 21 vjetorit të rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës Aleanca Kuq e Zi nëpërmjet një njoftimi për shtyp bën apel për të mos lejuar ringjalljen e modelit.

“Dita e rrëzimit të monumentit të Enverit është ditë historike. Të mos lejojmë ringjalljen e modelit.

Urrejtja politike po sulmon vendin. 21 vjet më parë na u premtua Europa. Jemi jashtë Europës si në kohë të Enverit. Ende funksionon sistemi parti shtet.”- nënvizon AK.
(sg/shqiptarja.com)