20 shkurti, Berisha takim
me forumin Rino

20 shkurti, Berisha takim<br /> me forumin Rino
TIRANË - Kryeministri i vendit Sali Berisha i pranishëm në një aktivitet të organizuar nga Forumi Rinor i Partisë Demokratike për rënien e komunizmit nën titullin “21 vjet liri”, aktivitet i cili përkon me përvjetorin e 21-të të rrëzimit të shtatores së diktatorit Enver Hoxha nga qendra e Tiranës, theksoi se në atë ditë nisi rruga e lirisë.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast Berisha uroi të pranishmit për këtë ditë të madhe të bekuar, ditë që sipas tij, çeli për shqiptarët dyert e mbyllura të lirisë të së ardhmes.

“Çdo njeri në jetën e tij ka data të rëndësishme, por pas ditëlindjes, për ata që lindin jo të lirë, dita e parë e lirisë është dita më e rëndësishme e jetës së tyre, është ditëlindja e lirisë së tyre, ditëlindja e së ardhmes së tyre. Ndaj shprehim nderimin dhe mirënjohjen ndaj atyre të rinjve, burrave e grave që 21 vjet më parë përmbysën shtatoren e diktatorit”, u shpreh Berisha, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Në vijim të fjalës së tij Berisha tha se aq sa ç’ kanë blloqe piramidat e Egjiptit, diktatori vendosi bunker mbi supet e shqiptarëve për ti shtypur ata më shumë se çdo regjim tjetër.

Ai kërkoi nga të rinjtë që të mbajnë të gjallë pasionin për lirinë, si forcën dhe energjinë kryesore për forcën familjen e vendin, pasi kombi që vuajti më shumë se çdo komb tjetër për liri do bëjë gjithçka për mbrojtjen lirinë dhe konsolidimin e saj, do bëhet gjithçka që vlerat e lirisë të konoslidohen gjithnjë më shumë.

“Shqipëria ka si projekt-ëndërr integrimin në BE, dhe shndërrimin e pasurive tona në të mira për ju e të ardhmen tuaj, një Shqipëri që së bashku me ju kërkon të vendos në vend të saj në familjen dhe kombet e qytetëruara. Unë kam besim të madh që sikundër deri sot ëndrrat i kemi shëndrruar në realitet, së bashku do shndërrojmë në realitet ëndrrën tonë europiane”, tha kryeministri.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ervin Hoxha merr detyrën si Ministër i Brendshëm: Prioritet reformimi i drejtuesve të Policisë

Ervin Hoxha merr detyrën si Ministër i Brendshëm: Prioritet reformimi i drejtuesve të Policisë