Adrian Devolli sjell 'Përgjithmonë kanavacë'! Mes 20 tablove edhe një vepër politike për eksodin

Të shprehesh në sipërfaqe të sheshtë, në kanavacë apo në letër, kërkon shumë profesionalizëm. Megjithatë, kjo është një cilësi shumë e rëndësishme për artistin Ardian Devolli, i cili çel ekspozitën me 20 tablo “Përgjithmonë kanavacë” në galerinë “Kalo”. Tematika që ai trajton në të, është vet emocioni i tij, që nga subkoshienca dalëngadalë transmetohet në telajo. Piktori sjell në ekspozitën e fundit personale dramën e tij shpirtërore, por edhe shqetësimet që ai ndesh çdo ditë, siç është largimi i rinisë nga vendi. Ndërsa, Krishti i tij, është në një tension të fortë psikologjik, për të gjithë këtë situatë ku gjendet bota.

Ardian Devolli, piktor: “Ai është një portret i Jezu Krishtit, jo siç jemi mësuar ta shohim, por që ruan sipas meje, një tension psikologjik, duke pyetur botën: Ku po shkon në këtë formë?”

Veprat e piktorit Devolli karakterizohen edhe nga një analizë e thellë psikologjike. Në një tablo gati bardhezi ai sjell të vetmen vepër politike në këtë ekspozitë, për eksodin e shqiptarëve, nga viti 1991, deri në ditët tona. Në një portret gruaje, me penelin e tij pikturon tranzicionin 28-vjeçar  politike.

Ardian Devolli: “Emocioni është marrë që nga periudha e Krishtit, copat e lirit të trashë, ku trupi i gruas ka mbetur si gjurmë. Këtij vendi i iku liria, rinia. Ne mbetëm si kufoma, duke qenë thjesht një gjurmë e historisë, asgjë më shumë. Këtë ide e kam pas qëkur ndodhi gjëma e madhe, ishte e domosdoshme për mua”.

Nuk mungojnë as peizazhet dhe arkitektura e qyteteve tona, ku dielli çdo ditë edhe më tepër, po bëhet e vështirë, që të hyjë brenda tyre  

Ardian Devolli: “Sjell një marrëdhënie midis unit dhe realitetit, që jepet në një raport psikologjik dramatik, është një situatë reale që po e kalon edhe vendi ynë. Është një marrëdhënie midis arkitekturës, të lojës se si varjon drita në një sipërfaqe edhe se si ndërthuret bardhezija në ngjyrë edhe në ndërtime profesionale. Unë e marrë emocionin nga natyra, prandaj sjell marrëdhënie pemësh të abstraguara, në një sipërfaqe ku rrjedh një lumë”.

Ekspozita “Forever Canvas” (Përgjithmonë kanavacë) vazhdon që të qëndrojë hapur për publikun në galerinë e artit “Kalo”.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'