20 vite emigracion,
Topi viziton Italinë

20 vite emigracion,<br />Topi viziton Italinë
Me rastin e 20-të vjetorit të fillimeve të emigracionit modern shqiptar në Itali, festimit të ditës së flamurit dhe festës së pavarësisë së Shqipërisë, presidenti Bamir Topi dhe Zonja e Parë, Teuta Topi, u nisën sot për në Torino me ftesë të kryetarit të Bashkisë, Piero Fasino.

Synimi i këtyre veprimtarive është evidentimi dhe vlerësimi zyrtar i rrugëtimit të shqiptarëve në qytetin e Torinos, të cilët, janë kthyer në një model pozitiv edhe për bashkësitë e tjera.

Në axhendën e Presidentit të Republikës, veç pritjes dhe bisedimeve zyrtare me kryebashkiakun e Torinos dhe autoritete të larta vendore, parashikohet përurimi i një ekspozite fotografike, kushtuar zhvillimeve pozitive në Shqipërinë e këtyre viteve të fundit, të para nga këndvështrimi i të rinjve shqiptarë.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS