Përmbytjet në Shqipëri kanë nxitur një vullnetare nga Leamington për të mbledhur donacione dhe për t’i ardhur në ndihmë komunitetit të prekur, që tani nuk kanë as një shtëpi. Laura Kite nga Britania  i erdhi në ndihmë një qendre për fëmijë, në Tiranë shtatorin e kaluar. Ndërkohë që aty ajo u njoh me varfërinë ekstreme të familjeve që jetojnë në kasolle dhe mbijetojnë duke ngrënë vetëm një vakt në ditë. 20­vjeçarja ka mbajtur kontakte me shumë prej atyre që u takua gjatë periudhës kur punonte vullnetarisht në vendin e varfër, dhe është tronditur kur dëgjoi dëmet që kanë krijuar përmbytjet.