20 vjeç dhe pronar i 2 kompanive të ndërtimit në Itali, kush është shqiptaro-marokeni pjesë e bandës së drogës

20 vjeç dhe pronar i 2 kompanive të ndërtimit në Itali, kush është shqiptaro-marokeni pjesë e bandës së drogës

Foto ilustruese

Gentian Dabati, 40 vjeç, Indrit Idrizi, 41 vjeç dhe Matteo Rodigari, 34 vjeç janë marrë në pyetje ditën e djeshme pasi janë arrestuar nga policia italiane për trafik kokaine. Në deklarimet e tyre, dy shqiptarët dhe italiani refuzuan se ishin pjesë e bandës së drogës që përbëhej nga anëtarë shqiptarë të klanit mafioz të Shkodrës dhe i kishte rrënjët në Livigno.

Sakaq, në mesin e 12 të dyshuarve (6 prej të cilëve ndodhen në burg) është një sipërmarrës njëzet vjeçar nga Torino, pa precedentë penalë.

Babai i tij është me origjinë nga Maroku, ndërsa nëna e tij ka lindur në Shqipëri, në Shkodër, qyteti ku lindi klani mafioz, i cili falë disa njohjeve në vendin e lindjes së nënës, kishte ndërtuar një rrjet të mirë-organizuar të kokainës, raportojnë mediet italiane.

I riu, pronar i 2 kompanive të ndërtimit në Brandizzo, po hetohet pasi u kishte shitur një kg drogë 2 shqiptarëve të arrestuar në flagrancë më 3 dhjetor.

Njëzet vjeçari, i cili sipas hetuesve kishte rënë në kontakt me organizatën falë lidhjeve të nënës së tij, u kishte shitur një kilogram kokainë 2 bashkatdhetarëve që ishin larguar nga Torino dhe droga ishte destinuar për klientët e pistës së njohur të skive të Livigno.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi