20 vjet “Miss dhe Mister turizmi”, shpallen fituesit në Vlorë

Suami Braho 18 vjeçe nga Durrësi dhe Rejan Arkaxhiu 17 vjeç nga Kavaja, triumfuan në edicionin e 20 të “MISS & MISTER TURIZMI”.

Në eventin e organizuar në qytetin bregdetar të Vlorës, një perlë e turizmit në vend dhe nën kujdesin e stafit profesional nën drejtimin e producentes së suksesshme Myzejen Konduri, ata arritën të spikasin mes 40 konkurrenteve nga e gjithë Shqipëria.

Nën hiret e veshjeve tradicionale, eventi i cili organizohej për herë të parë në Vlorë, në kuadër të-- 80 Vjetorit të Çlirimit të Atdheut, u shoqërua edhe me muzikë të përzgjedhur e kërcime tradicionale.

Gara e Gatimeve Tradicionale, ku konkurrentet demonstruan recetat e zgjedhura, ngjalli një kureshtje të madhe nga pjesëmarrësit në event. Çmimin “LUGA E ARGJENDTE”, për gatimin më të mirë e fitoi 17 vjecarja Rabihane Caca.

Ky 20 vjetor i “MISS & MISTER TURIZMI ” u mbyll nga ngjyrimi i fishekzjarrëve.

K.T./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni urdhrin për heqjen e pushimeve verore për policët?



×

Lajmi i fundit

Baton Haxhiu gënjeu, në SPAK ishte pyetur për Ilir Metën, në maj deklaroi se kishte shkuar për intervistë

Baton Haxhiu gënjeu, në SPAK ishte pyetur për Ilir Metën, në maj deklaroi se kishte shkuar për intervistë