Kryeministri Edi Rama, ka dhënë një mesazh përkujtimor në 20-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit.

11 shtatori, sipas kryeministrit ka hyrë në histori si dita e zezë e sulmit të egër të urrejtjes barbare kundër qytetërimit tonë, duke goditur mizorisht simbolin e tij, Amerikën, në zemër të saj.

Rama shprehet se kjo ditë do të mbetet në kujtesë dhe vetëdijen e botës demokratike për vlerat e paçmueshme të lirisë e të demokracisë.


Lajmi kryesor:

20 vite nga sulmet e 11 shtatorit në SHBA! Rama: Ditë kujtese në botën demokratike për vlerat e lirisë! Basha: Krah SHBA në luftën kundër terrorizmit, Kim: S'harrojmë viktimat, kujtojmë aleatët si Shqipëria