20 vjetori, Erion Veliaj:
Ja si po rifreskojmë Fressh-in

20 vjetori, Erion Veliaj:<br />Ja si po rifreskojmë Fressh-in
Re:Fressh". Ky është slogani që kanë zgjedhur organizatorët në Partinë Socialiste për festën e 20 vjetorit të themelimit të kësaj partie, një event që do të zhvillohet në Tiranë, në sallën e Pallatit të Kongreseve. Që prej tre ditësh, në selinë e PS, të rinjtë e forumit rinor eurosocialist, nën drejtimin e sekretarit për rininë dhe migracionin Erion Veliaj, janë duke u marrë me përgatitjet e 20 vjetorit të FRESSH. "Ky do të jetë një ndër organizimet më të mëdha që do të bëjnë të rinjtë e Partisë Socialiste.

Eshtë një përvjetor shumë i rëndësishëm, ku nuk do të mungojnë edhe surprizat. Sigurisht, si një parti në opozitë, nuk do të kemi luksin e dritave, por do të jenë të rinjtë nga e gjithë Shqipëria, që do të shpalosin idetë e tyre edhe një alternativë të qartë të riorganizimit të këtij forumi" thotë Erjon Veliaj për shqiptarja.com. Në fakt, duket se re:fressh do të thotë riorganizim. Por Veliaj thotë se ky nuk do të jetë një festim për të pasur zgjedhje të reja në forumin drejtues eurosocialist. "Sikurse e kemi shpallur edhe në programin tonë, të rinjtë do të jenë motorri dhe energjia e kësaj force politike" thotë Veliaj.

Një ndër folësit kryesor përpara të rinjve, do të jetë edhe më "pionieri" i krijimit të këtij forumi, 20 vjet më parë: Pandeli Majko. Ish-kryetar FRESSH-i, ish kryeministër, ish ministër, aktualisht deputet dhe anëtar kryesie i Partisë Socialiste, duket se karriera e socialistit po ecën për mbarë, në ofertën që i është bërë dhe shumë afër zgjedhjes ndoshta në selinë e lartë të Kombeve të Bashkuara. Por nëse merr atë rrugëtim, patjetër, Pandeli Majko do të përshëndesë të rinjtë e forumit, duke u dhënë atyre jo vetëm disa mesazhe sesi lindi ky forum 20 vite më parë, por edhe çfarë pritet sot prej tij.

Do të jetë edhe kryetari i PS Edi Rama që do të marrë fjalën në këtë aktivitet, për të folur, për prioritetin dhe organizimin e të rinjve në PS, pikërisht në kohën kur gjithçka po bëhet gati edhe për vitin e ardhshëm të zgjedhjeve të përgjithshme të kësaj partie. Një ditë më parë, Erion Veliaj, në tëitter shkruan për organizimin: "U takuam me 100 të rinj entuziastë që po organizojnë Tiranën për 15 janarin- tubimin më të madh të rinisë në 20 vitet e fundit".

Të rinjtë janë mbledhur në PS, kanë marrë detyrat pothuajse përfundimtare për të organizuar eventin, pritshmëria për të cilin nga drejtuesit e PS është shumë e madhe. Kjo ndoshta, edhe sepse konkurrenca është e fortë. Të rinjtë e Partisë Demokratike dhe ata të LRI-së, kanë ditur ta mbushin plot sallën e madhe të Pallatit të Kongreseve. Por, për organizatorët e këtij 20 vjetori të FRESSH, problemi nuk qëndron aspak në mënyrën e organizimit, por tek mesazhet që do të jepen në aktivitetin më të madh të të rinjve socialistë.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?