20 vjetori i bombardimit të NATO-s në ish- Jugosllavi, Majko tregon telefonatën që mori nga amerikanët

20 vjetori i bombardimit të NATO-s në ish- Jugosllavi, Majko tregon telefonatën që mori nga amerikanët

20 vjetorin e bombardimit të NATO-s drejt ish-Jugosllavisë, ish kryeministri i kohës Pandeli Majko ka ndarë një mesazh në përkujtim të ditës që i hapi dyert mbarimit të luftës e pavarësisë së Kosovës.

Përmes një mesazhi të shkurtër në rrjetet sociale, Pandeli Majko ka kujtuar dhe fjalët e pakta që i kanë thënë amerikanët pas përfundimit të bombardimeve të kryera.

"Sot, 20 vjet më parë… me një procedurë aspak të zakontë (me atë të “heshtjes miratuese”) Sekretari i Përgjithshëm Solana dha lejen që forcat ajrore të NATO-s të godasin Forcat e Armatosura të Jugosllavisë së mbetur nën Serbinë e Milloshevicit. Sot është përvjetori zyrtar i atij që u konsiderua konflikti më i rëndë në Europë pas Luftës së Dytë Botërore. Një kujtim me respekt për ata miq të mirë ndërkombëtarë që i qëndruan pranë interesave të popullit shqiptar!  Për mua, ishte vec një telefonatë me shprehjen “It is done!” dhe pastaj heshtja e ankthit…për të nesërmen e luftës.  Lavdi të rënëve! Heshtja e tyre ka peshën e lirisë!", shkruan Majko.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • &&&&&: 24/03/2019 20:34

    Majko eshte hajdut .. publikoje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?