TIRANË, 27 Qershor/ATSH/.- Sot u përkujtua 20-vjetori i krijimit të Arkivit Qendror Teknik të Ndërtimit (AQTN). I themeluar me një vendim të Këshillit të Ministrave të vitit 1993, AQTN grumbulloi projekte teknike të ndërtimit të disa ish-instituteve projektuese, si dhe fondin që kishte Ministria e Ndërtimit, materiale të Bashkisë së Tiranës dhe vendimet të KRRTSH-së.
Në aktivitetin e organizuar me këtë rast, ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni vlerësoi punën e kryer gjatë dy dekadave dhe kontributin e pakursyer të figurave të shquara të inxhinjerisë së ndërtimit, shoqatave të ndërtuesve dhe arkitekteve, si dhe punën e Universiteteve.
Ministrja Gjermeni theksoi nevojën për të pasuruar sa më shumë arkivën e AQTN-së dhe për ta përshtatur atë me ritmet e kohës, përmes zbatimit të teknologjive bashkëkohore, duke u përqëndruar tek dixhitalizimi, për të arritur më pas në shërbimin online të dokumentacionit teknik arkivor".
Drejtori i Arkivit Qendror Teknik të Ndërtimit, Gjergj Thomai tha se në bashkëpunim me institucione të tjera po punohet për grumbullimin, përpunimin dhe ruajtjen e të dhënave pas viteve '90.
Aktivitetin e përshëndeti dhe Agim Mero, drejtori i parë i Arkivit Teknik të Ndërtimit. Më pas u vlerësuan punimet e arkitektit, Agron Jano dhe inxhinierit Nezir Nota, të cilët nuk jetojnë më, si dhe u prezantuan studimet e bëra nga disa universitete të vendit në fushën e urbanistikës dhe arkitekturës.
AQTN ka një pasuri dokumentare prej 45 000 dosjesh. Dokumenti i parë i tij është ai i vitit 1911 "Rikonstruksioni i Urës së Bunës" mbi lumin Bunë(Shkodër). AQTN ruan dokumentat prej kësaj kohe deri ne vitin 1990. /a.s/./a.g/
/Shqiptarja.com