SHKUP - Ish presidenti Serb Slobodan Miloshevic ka pasur më shumë se 2200 agjentë sekretë në vendet e Ballkanit, raportoi paraditen e sotme e përditshmja e Maqedonisë Dnevnik. Gazeta citon informacione të dhëna nga një organizatë joqeveritare nga Serbia. Sipas kësaj OJQ-je, Miloshevici ka pasur gati 150 agjentë në Maqedoni dhe Slloveni, 200 në Malin e Zi, 350 në Bosnje-Hercegovinë, 450 në Kroaci dhe 700 në Kosovë. Ka pasur gjithashtu spiunë në një numër të madh në vende si Bullgaria, Shqipëria, Greqia dhe Rumania. Raporti i OJQ është prezantuar në një forum në Bruksel.

(ab/aq/shqiptarja.com)