200 biznese italiane vijnë në Shqipëri,
ambasadori Cutillo: Mundësi për investime të reja
Më shumë se 350 delegatë nga Italia, nga Institucione, Ente, Shoqata, Banka dhe rreth 200 sipërmarrje italiane, të cilat së bashku arrijnë një vëllim xhiroje mbi 17 miliardë euro dhe që do të takojnë mbi 200 sipërmarrje shqiptare të regjistruara në takimet B2B. Këto janë disa nga shifrat e Misionit Italian që do të mbërrijë në Tiranë të dielën, udhëhequr nga zv. Ministri i Zhvillimit Ekonomik Ivan Scalfarotto.
Më shumë se 350 delegatë nga Italia, nga Institucione, Ente, Shoqata, Banka dhe rreth 200 sipërmarrje italiane, të cilat së bashku arrijnë një vëllim xhiroje mbi 17 miliardë euro dhe që do të takojnë mbi 200 sipërmarrje shqiptare të regjistruara në takimet B2B. Këto janë disa nga shifrat e Misionit Italian që do të mbërrijë në Tiranë të dielën, udhëhequr nga zv. Ministri i Zhvillimit Ekonomik Ivan Scalfarotto.
Ditën e hënë 19 shkurt, ora 9.00, në Hotel Tirana International, do të mbahet Forumi i Biznesit Itali-Shqipëri. Ky Forum, i hapur për të gjithë organet mediatike shqiptare dhe ndërkombëtare, do t'i kushtohet marrëdhënieve dypalëshe politike dhe ekonomike si dhe mundësive për bashkëpunim dhe investim që ofron tregu shqiptar. Do të vijojë një konferencë për shtyp me pjesëmarrjen e zv. Ministrit Ivan Scalfarotto, Ministrit të Financave Arben Ahmetaj, të Kryetarëve të Agjencisë ICE dhe Konfindustrias Michele Scannavini dhe Vincenzo Boccia, si dhe të zv. Presidentit të Shoqatës Bankare Italiane (ABI) Guido Rosa. Organet e shtypit duhet të regjistrohen duke filluar nga ora 8.00.
Më pas, gjatë paradites, do të organizohen seminare të përqendruara te programet dhe instrumentet e financimit në Rajon dhe tri tryeza sektoriale mbi fokuset e misionit – Infrastrukturat, në kuptimin më të gjerë (turizmi, spitalet, shkollat, transportet, etj), Energjia & Green Tech dhe përpunimi ushqimor. Gjatë pasdites do të ketë një seksion të gjatë takimesh b2b me mbi 200 kompani homologe, me qëllimin për të vendosur kontakte dhe për të shqyrtuar fusha të mundshme bashkëpunimi. Dita e fundit, e martë 20 shkurt, do t'i kushtohet vizitave në kompani dhe infrastruktura me aktivitet në territorin shqiptar.
"Misioni i Sistemit është nisma e jashtme më e rëndësishme që Qeveria italiane organizon për të favorizuar ndërkombëtarizimin e kompanive italiane dhe do të ketë qëllimin e dyfishtë që të ofrojë një mundësi të jashtëzakonshme për të përkrahur aktivitete dhe investimet të reja italiane, si dhe për të konsoliduar praninë e shumë kompanive italiane tashmë të pranishme në Shqipëri", deklaroi ambasadori i Italisë në Shqipëri Alberto Cutillo.
"Mirëpresim me entuziazëm një nismë të këtyre përmasave të organizuar nga partneri kryesor ekonomik i Shqipërisë në një vit kaq të rëndësishëm për të ardhmen e Vendit. Do të jetë një mundësi për t'u shfrytëzuar më së miri nga të gjithë ", theksoi ministri i Financave, Arben Ahmetaj.
s.k/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
69.3%
-
Jo
18.7%
-
Ndoshta
12%
Vota total: 2663
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Përmet/ Turistja franceze rrëzohet në një përrua dhe mbetet e gjymtuar, nxirret me helikopter nga lugina! Dërgohet për kurim në Tiranë
24 Korrik, 10:03
-
Shenjat që tregojnë se dhimbja e kokës është në të vërtetë migrenë
24 Korrik, 09:58
-
'Nga Shqipëria në SHBA brenda 15 ditëve kundrejt 20 - 45 mijë $!' SPAK zbardh skemën si vepronte grupi kriminal: Ishte i organizuar në nivel transnacional
24 Korrik, 09:46
-
Greqi/ Vidhnin njësi akomodimi turistike në Mykonos! Arrestohet një 32- vjeçar shqiptar! 3 bashkëpunëtorët në kërkim
24 Korrik, 09:34
-
Korçë/ Dyshohet se abuzuan seksualisht me një të mitur, 2 të arrestuar në Maliq
24 Korrik, 09:25
-
Këngëtarja Giusy Ferreri mesazh për fansat para koncertit: E lumtur që kthehem në Tiranë më 29 korrik, ju pres në stadiumin 'Selman Stermasi'
24 Korrik, 09:20
-
Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, makina përplas 75-vjeçaren! E moshuara dërgohet në spital
24 Korrik, 09:07
-
Bandat shqiptare reklamonin kalimin në Britani me gomone, agjencia britanike e krimit heq rreth 12 mijë postime në rrjetet sociale
24 Korrik, 09:03
-
Zyrtare/ Sylvinho rinovon me Kombëtaren, firmosin edhe ndihmësit e trajnerit
24 Korrik, 08:55
-
Netanyahu flet sot në Kongresin Amerikan, kërkon mbështetje e SHBA për luftën në Gaza
24 Korrik, 08:54
-
Sistemimi i plazhit publik të Vlorës, Rama publikon pamjet: Hapësirë e lirë dhe çadrat falas për ata që duan të shijojnë bregdetin
24 Korrik, 08:44
-
Dezinformimi në rritje nga Rusia kërcënon zgjedhjet në Moldavi
24 Korrik, 08:44