Një sasi prej 200 kilogramë kanabis është sekuestruar në Portin e Durrësit mbremjen e kësaj të diele. Policia ka arrestuar Ilirjan Byberin, 56 vjeç, banues në Durrës, pronar dhe drejtues i mjetit në të cilin u gjet droga. 
 
Droga e paketuar në 143 pako ishte fshehur në një karrotrec që shërbente për transportin e automjeteve dhe kishte destinacion Italinë.
 
Report TV ka siguruar foto nga ky operacion i organizuar nga policia e Durrësit në bashkëpunim me atë kufitare.

Kamioni tip Skania me targa AA 532 OA po përgatitej të imbarkohej në tragetin e linjës Durrës-Ankona.
 
Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit ndërsa po heton për detaje të tjera nga ky trafik i paligjshëm.

​[gallery]20122[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com